Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Lajmet Te Reja nga Sporti

Shko poshtė 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 2:28 pm

Domenek mbetet pėrzgjedhės i Francės

Federata franceze e futbollit i ka dhėnė besim tė plotė pėrzgjedhėsit aktual tė kombėtares, Raimond Domenek, pėr tė vazhduar punėn edhe mė tutje, ndonėse shumėkush ka pritur se ai do tė shkarkohet pas mossuksesit tė arritur nė Euro 2008.
Nė fakt, me propozim tė presidentit tė FFF-sė, Zhan Pjer Eskalatea u votua pėr votėbesimin e Domenekut, ku nga 19 anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv, madje 18 prej tyre votuan pro mbetjes sė Domenekut nė krye tė kombėtares franceze. Fushata e “gjelave’” nė Evropian ishte e dobėt, ngase Franca realizoi vetėm njė gol dhe e mbylli kampionatin qė nė fazėn e parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 2:29 pm

Babai i Mesit e sheh tė ardhmen e djali tė tij nė Serie A

Babai i futbollistit tė Barcelonės, Lionel Mesi, Horhe Mesi, ka thėnė se e ardhmja e djalit tė tij ėshtė e lidhur me futbollin italian. Sipas tij momentalisht Lionel Mesit i intereson vetė Barcelona, mirėpo nė tė ardhmen ai pritet tė luajė nė Serie A.
“Leo dėshiron tė arrijė kulmin si futbollist pikėrisht nė Itali, gjė tė cilėn e bėjnė thuajse tė gjithė futbollistėt e mėdhenj. Duke pasur parasysh se askush nuk e di ēfarė sjell e ardhmja, mund tė themi se dėshira e tij herėt apo vonė do tė realizohet”, ka nėnvizuar Horhe Mesi. Nė pyetjen e gazetarėve rreth bisedimeve tė fshehta me Interin, presidenti i tė cilit klub haptazi ka thėnė se i pėlqen sė tepėrmi Lionel Mesi, babai i kėtij tė fundit ėshtė pėrgjigjur: “Duhet thėnė se nuk ka pasur kontakte serioze nė kėtė drejtim. Por, mė duhet tė pėrsėrisė, nė futboll gjėrat ndryshojnė shpesh”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 8:08 pm

Kjuell pėrforcim i ri i Galatasarajit

Futbollisti australian, Hari Kjuell, ka nėnshkruar kontratė me skuadrėn turke, Galatasaraj, pasi Liverpuli nuk ka qenė i interesuar t'ia zgjasė kontratėn. Sipas faqes zyrtare tė klubit turk nė internet, pėrkundėr interesimit tė madh tė Porsmuthit dhe Romės, Galatasaraj ka arritur marrėveshje me futbollistin australian.


Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_kjuellm_5f68a4e
Kjuell nė pesė edicionet e fundit, qė nga koha kur kaloi nga Lidsi nė Liverpul ka pasur probleme tė vazhdueshme me lėndimet dhe si rrjedhojė nuk ka arritur tė luajė nė nivelin tė cilin pritej, prandaj drejtuesit e Liverpulit vendosėn qė ta lėnė tė lirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 8:10 pm

Barcelona kundėr pjesėmarrjes sė Mesit nė Olimpiadė

Skuadra spanjkolle, Barcelona nuk do t'ia lejojė yllit tė saj, Lionel Mesi pjesėmarrjen nė Lojėrat Olimpike nė Pekin. Pėrzgjedhėsi i skuadrės olimpike tė Argjentinės, Serhio Batista, ka bėrė tė ditur para dy ditėsh emėroren e futbollistėve nė tė cilėt llogarit pėr Lojėrat Olimpike nė Pekin, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe 21-vjeēari Lionel Mesi. Megjithatė, drejtuesit e Barcelonės po mundohen qė ta ndalojnė udhėtimin e yllit tė tyre nė Kinė.

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_mesim_973bedd
Duam qė t'i kemi tė gjithė futbollistėt nė dispozicion pėr rrethin paraeliminator tė Ligės sė Kampionėve. Ne mendojmė se kemi tė drejtė qė Mesit tė mos i lejohet shkuarja nė Pekin", ka theksuar sekretari i pėrgjithshėm i Barcelonės, Tsiki Begiristain. Nė anėn tjetėr, drejtuesit e Federatės argjentinase tė futbollit janė tė sigurt se Mesi do tė jetė i pranishėm nė Pekin, ngase sipas tyre do tė jetė FIFA, ajo qė do t'i lejojė njė gjė tė tillė lojtarit. "Mesi ėshtė njėri nga futbollistėt mė tė mirė nė botė. Parashikoj qė nė skuadrėn time atij t'i jap mė shumė hapėsirė, nė mėnyrė qė t'i tregojė tė gjitha cilėsitė e tij. Sipas mendimit tim, ky futbollist nė karrierėn e deritashme ka qenė i kufizuar vetėm me njė rol nė fushė", ka theksuar pėrzgjedhėsi i skuadrės olimpike tė Argjentinės, Serhio Batista.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 8:11 pm

Hamilton: Dua ta fitoj titullin

Ngasėsi i Meklarenit, Luis Hamilton nuk e ka ndėrmend tė dorėzohet nė luftėn pėr titull kampioni nė Formula 1, edhe pse e ka nisur dobėt kėtė edicion. “Vitin e kaluar Raikoneni ishte shumė prapa meje, por megjithatė arriti tė fitojė titullin pėr vetėm njė pikė. Unė jam vetėm 10 pikė larg kryesimit, ndėrsa mungojnė po kaq gara deri nė fund tė kampionatit.


Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_hamiltonm_7d4bb63
Nuk shoh arsye pėrse tė mos mendoj pėr titullin e kampionit”, ka pohuar Luis Hamilton. Kėtė fundjavė do tė zhvillohet gara pėr Ēmimin e Madh tė Anglisė, nė Siverston dhe ngasėsi britanik pret qė pikėrisht nė garėn e shtėpisė t’i japė fund zhgėnjimeve. “Nuk kam fituar asnjė pikė qė nga gara e Kanadasė, por nuk kemi nevojė qė t’i dramatizojmė gjėrat. Sigurisht qė mund tė kishte shkuar mė mirė rrjedha e kėtij edicioni, por nė renditje nuk jemi edhe aq keq. Mė duhet tė rikuperoj vetėm 10 pikė, kurse kam nė dispozicion edhe 100”, ka thėnė Hamilton. “Dua tė fitoj titullin. Ky ėshtė objektivi im. Do tė bėj ē’ėshtė e mundur pėr tė qenė gati mendėrisht dhe fizikisht nė mėnyrė qė tė vazhdoj tė luftoj deri nė fund. Pas meje qėndron njė skuadėr e madhe, e cila mė mbėshtet nė tė gjitha pikėpamjet”, ka pėrfunduar Hamilton.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 8:13 pm

Jol: Shpresoj qė Van der Varti te mbetet pjesė e Hamburgut

Trajneri i ri i skuadrės gjermane, Hamburg, Martin Jol, qė nė stėrvitjen e parė me skuadrėn e tij tė re ka pohuar se pėr edicionin e ri planifikon edhe nė shėrbimet e mesfushorit tė kombėtares holandeze, Rafael Van der Vart, i cili ka kohė qė synon transferimin nė ndonjė skuadėr mė tė madhe.


Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_van20der20vm_8a09591
“Edicionin e ri e planifikoj me mesfushorin Rafael van der Vart. Asistenti im ka folur me tė dhe Rafaeli ka shprehur dėshirėn tė qėndrojė nė Hamburg”, ka pohuar trajneri i ri skuadrės sė Hamburgut, holandezi Martin Jol. Megjithatė, ai ka pranuar se nėse lojtarit do t’i paraqitet ofertė nga ndonjė klub i madh, do tė jetė shumė vėshtirė qė mesfushori holandez tė qėndrojė edhe mė tutje nė klubin gjerman. “Kam bindjen se Van der Vart nuk do tė shkojė nė ēdo lloj klubi. Nė tė shkuarėn klubi i Hamburgut ka pasur emra tė mėdhenj nė radhėt e tij si Uve Seler apo Manfred Kalc, kurse tani ka Van der Vartin, i cili ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mėdhenj tė kėtij klubi”, ėshtė shprehur Martin Jol.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptyFri Jul 04, 2008 8:14 pm

Federer nė finale tė Uimbėldonit

Roxher Federer ka kaluar pa ndonjė vėshtirėsi nė finale tė Gren Slem turneut tė tenisit nė Uimbėldon, pasi nė gjysmėfinale ka mposhtur rusin, Marat Safin, me rezultat 3:0, nė sete, 6:3, 7:6, 6:4.


Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_federerm_a63413f
Federeri nė finale do tė luajė me fituesin e ndeshjes Rafael Nadal - Rajner Shitler, derisa nė konkurrencėn e femrave tė shtunėn nė finale do tė luajnė motrat Uilliams, Venus dhe Serena.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:39 pm

Alves: Jam munduar shumė deri kėtu
Daniel Alves e ka shfaqur gėzimin e tij pėr ėndrrėn e realizuar, pasi qė tani mė do tė luajė pėr Barcelonėn duke kujtuar rrugėn e gjatė tė cilėn e ka kaluar nga fillimet e tija nė Brazil.
“Ėshtė shumė me rėndėsi tė jesh pjesė e njė klubi tė kėtillė. Ėshtė njė ėndėrr e bėrė realitet dhe njė ditė shumė e rėndėsishme pėr mua.”.

“Nė Brazil ėshtė shumė vėshtirė tė shpresosh pėr diēka tė ngjashme. Ėndrra e njė djaloshi brazilian kur fillon tė luajė futboll ėshtė qė njė ditė do tė bėhet futbollist profesional dhe tė luajė pėr pėrfaqėsuesen e Brazilit. Ndėrsa pastaj pret qė njė skuadėr evropiane tė kėrkojė shėrbimet e tij”.

“Kam qenė 18-vjeēar kur kam ardhur nė Sevilla, ndėrsa prej atėherė jam rritur edhe si futbollist edhe si personalitet, ndėrsa tani e kam mundėsinė tė luaj pėr njė skuadėr siē ėshtė Barcelona”, ėshtė shprehur Alves
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:40 pm

Villar: Aragones ka luajtur rol tė vogėl nė suksesin e Spanjės
Presidenti i Federatės Spanjolle tė Futbollit, Angel Maria Villar,e ka falėnderuar trajnerin e Spanjės, Luis Aragones, pėr punėn tė cilėn e ka bėrė duke e ēuar Spanjėn drejt triumfit tė Euro 2008, mirėpo presidenti mendon se meritat kryesore u takojnė lojtarėve.
“Luis ka qenė njė trajner i shkėlqyer pėr skuadrėn Kombėtare dhe tė gjithė e falėnderojmė pėr punėn e tij, ai ka qenė i pėrkryer nė punėn e tij dhe ka arritur tė ballafaqohet me situata tė komplikuara, ndėrsa ne gjithmonė kemi pasur besim tek ai”.

“Unė besoj se 95% e meritave pėr suksesin e Spanjės nė Euro 2008 u takojnė lojtarėve, ndėrsa kontributi i Lusit ka qenė vetėm 5%, megjithatė ky kontribut ka qenė shumė i nevojshėm dhe i rėndėsishėm”, ka thėnė Villar pėr Radio Marca
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:40 pm

[b]Chelsea ėshtė i interesuar tė sigurojė shėrbimet e sulmuesit tė Barcelonės Samuel Eto’o.


Madje “The Sun” bėnė tė ditur se Chelsea ėshtė i gatshėm tė ofrojė 22 milionė euro dhe mesfushorin Florent Malouda pėr kamerunasin Eto’o.


Kamerunasi eshte nga sulmuesit me te mire te “La Ligas” por si duket ai eshte i gatshem te largohet nga Barcelona. Aryeja e largimit te sulmuesit Eto’o nga Barcelona mund te jete paga. Por lajmet e sotme nga skuadra londineze bejne te ditur se Chelsea ka riperseritur interesimin per kamerunasin.

“The Sun” ben te ditur se Chelsea eshte ne kėrkim te zevendesimit te sulmuesit Drogba, te cilin ka mundesi ta shese ne Milan per 27 milione euro. Nderkohe Chelsea deshiron ta kembeje mesfushorin qe nuk tregoi asgje kete sezon, Florent Malouda plus 22 milione euro ne kembim te kamerunasit Eto’o.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:41 pm

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_ronaldinjom_f2f3f2a
Ronaldinho nė Milan? 90% e kryer!
Vėllai i superyllit brazilian, Ronaldinhos, Roberto de Asis, ka zbuluar se transferimi i sulmuesit tė Barcelonės nė radhėt e Milanit ėshtė 90% punė e kryer.
Zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, mbrėmė deklaroi se rosonerėt janė favoritė pėr tė nėnshkruar me Ronaldinhon, para Chelseat dhe Manchester Cityt.

Barcelona dėshiron ta shesė brazilianin ndėrsa Milan tashmė i ka pėrcaktuar kushtet personale me tė, por kuqezinjtė nuk dėshirojnė ta paguajnė dėmshpėrblimin tė cilin e kėrkon klubi spanjoll.

Por, vėllai i Ronaldinhos, i cili ėshtė edhe agjenti i tij, Roberto de Asis, ka deklaruar se shumė shpejt transferimi i tij nė radhėt e Milanit do tė kompletohet.

“Ėshtė e vėrtetė se ai me siguri do tė pėrfundojė nė Milan. Gjithēka ėshtė e pėrfunduar pėr t’u realizuar transferimi. 90% e punės ėshtė kryer dhe jemi duke shkruar kah qėllimi”, ka thėnė de Asis.

De Asis ka komentuar edhe pėr mundėsinė e Ronaldinhos tė luajė nė SHBA, por ka deklaruar se vėllai i tij nuk ėshtė i interesuar pėr diēka tė tillė.

“Ai kurrė nuk do tė luajė nė SHBA. Tash do tė merr pjesė nė vetėm njė turne nė Houston pėr sponsorėt e tij, por transferimi nė ShBa nuk vjen parasysh”, ka shtuar De Asis.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:43 pm

Barcelona ofron 38 milionė euro pėr Adebayor
Mediat angleze kanė pėrcjellur lajmin se klubi spanjoll i Barcelonės ka dėrguar ofertė tek Arsenali pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit Emmanuel Adebayor, por kanė potencuar se kjo do tė jetė edhe e fundit.
Gjatė tė mėrkurės, nėnpresidenti i Marcelonės, Mark Ingla, ėshtė kthyer nė Spanjė me duar tė zbrazėta, pasi qė oferta e tij prej 30 milionė eurosh, ėshtė refuzuar menjėherė nga Wenger.

Arsenali ėshtė i gatshėm tė heqė dorė pėr shėrbimet e tij, por kėrkon shumė mė tė madhe, e cila sipas disave kam vlerėn e 44 milionė eurove.

Daily Mail ka shkruar se katalanasit besojnė se oferta prej 38 milionė eurosh ėshtė reale pėr sulmuesin e Togos, i cili nė Camp Nou duhet tė arrijė si zėvendėsim pėr Samuel Eto’o.

Thuhet se Wenger sė pari dėshiron tė angazhojė njė zėvendėsim pėrkatės, dhe pastaj tė lirohet nga shėrbimet e Adebayor. Pėr tė zėvendėsuar atė tek Arsenali, pėrmenden emrat Roque Santa Cruz dhe Obafemi Martis
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:43 pm

Roma ofron 15 milionė euro pėr Baptistėn
Roma ka dėrguar ofertė prej 15 milionė eurosh nė drejtim tė Real Madridit pėr brazilianin Julio Baptista.
Sipas sportives Sport, gjatė disa javėve tė kaluara, pėrfaqėsuesit e Romės kanė negociuar me agjentin e brazilianit Julio Baptista. Kushtet personale janė pėrcaktuar, ndėrsa tash gjithēka varet nga Real Madrid, qė duhet ta pranojnė ofertėn prej 15 milionė eurosh pėr transferimin e tij.

Por, besohet se Real do tė shpresojė ta shesė Baptistan pėr 20 milionė euro, qė ėshtė pesė milion mė e madhe se shuma e ofruar nga Roma.

Julio Baptista ėshtė i gatshėm tė largohet nga Real Madrid, pasi qė gjatė sezonit tė kaluar, mė shpesh u gjend nė stolin e rezervave se sa nė fushėn e gjelbėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:43 pm

Liverpool kompleton transferin e Dossenas
Klubi anglez, Liverpool, ka kompletuar sot nėnshkrimin me mbrojtėsin italian Andrea Dossena nga Udinese.
26-vjeēari ka njė kohė qė ėshtė pritur tė kalojė nė Anfield dhe pas nėnshkrimit me mbrojtėsin e djathtė Philipp Degen, Rafael Benitez ka bėrė edhe lėvizjen e dytė tė kėsaj vere.

Italiani vjen nė Anfield si zėvendėsim pėr norvegjezin John Arne Riise, i cili kaloi nė radhėt e Romės mė herėt gjatė kėsaj vere.

Si Degen, edhe Dossena ka nėnshkruar marrėveshje katėr vjeēare. Shuma e transferimit mendohet tė jetė afro 9 milionė euro.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:44 pm

Reja: Synojmė Ligėn e Kampionėve
Trajneri i Napolit, Edy Reja, beson se e ardhmja do tė sjell befasi nga skuadra e tij duke thėnė se napolitanėt kanė potencial qė tė arrijnė Ligėn e Kampionėve nė njė tė ardhme tė afėrt.
“Lojtarėt dhe unė kemi motivim tė madh. Ka vetėm tre vite qė jemi larguar nga Serie C, ndėrsa tani jemi duke kėrkuar njė vend qė na ēon nė Evropė. Kjo skuadėr ka dėshmuar se ėshtė vazhdimisht nė ngritje”.

“Jam i lumtur me arritjet e reja Maggio, Denis dhe Rinaudo, ndėrsa drejtori sportiv, Pierpaolo Marino, ėshtė duke u munduar ta sjellė njė mesfushor krahu dhe njė sulmues tė dytė. Ėshtė gjithmonė vėshtirė tė krijohet njė skuadėr e fortė, mirėpo skuadra gjithmonė mė ka besuar dhe rezultatet janė evidente”.

“Unė nuk bėj premtime, mirėpo klubi ka ambicie tė mėdha, dhe mund tė them se Napoli ka potencial pėr tė qenė pjesė e Ligės sė Kampionėve, mirėpo nuk e di se kur do tė ndodhė kjo, apo nėse do tė jem unė trajneri i cili do t’i dėrgoj ata nė Evropė”, ka pėrfunduar Reja.
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:45 pm

Ramsey zgjedh Arsenalin para Manchesterit
Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_44654706aarm_6f7a93f
Anėsori i ekipit tė divizionit tė dytė tė Anglisė, Cardiff Cityt, Aaron Ramsey, iu ka thėnė zyrtarėve tė klubit se ai dėshiron t’i bashkohet Arsenalit.
Cardiff ka pranuar ofertė prej 6.3 milionė eurosh nga Arsenali dhe rivalėt e Premierligės, Manchester United dhe Everton.

Anėsori ka zhvilluar bisedime me tė tri klubit dhe tashmė ka vendosur tė zhvendoset nė Emirates Stadium, derisa ka fluturuar pėr nė Zvicėr, ku do tė takojė menaxherin e topēinjve, Arsene Wenger.

“Cardiff City ėshtė informuar se Aaron Ramsey ka preferuar tė zbarkojė gjatė verės nė Emirates Stadium tek Arsenali. Ai tash do tė vazhdojė tė negociojė me topēinjtė, me qėllim qė transferimi tė kompletohet”, thuhet nė deklaratėn e klubit


Edituar pėr herė tė fundit nga Mr.VisaAri nė Sat Jul 05, 2008 5:54 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:45 pm

Guardiola i premton Henrys rolin e sulmuesit
Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_guardiola1m_7adce98
Trajneri i ri i Barcelonės, Josep Guardiola, i ka dhėnė fjalėn sulmuesit francez Thierry Henry, se sezonin e ardhshėm ai do tė luajė nė sulm.
Henry kishte njė sezon tė parė tė dobėt nė fanellėn e klubit katalanas, dhe e kishte akuzuar ish-trajnerin Frank Rijkaard se e kishte caktuar tė luajė nė pozicion qė nuk ishte tipik pėr tė, pėr tė cilėn arsye edhe paraqitjet e tija kishin qenė nė nivel tė ulėt.

Guardiola dhe Henry kishin njė takim privat para se sulmuesi tė niset pėr nė Euro 2008, ndėrsa trajneri i ri i Barcelonės i ka dhėnė premtimin se nė sezonin e ardhshėm ai do tė luajė vetėm nė rolin e sulmuesit.

Edhe pse kishte spekulime se Henry pėr shkak tė pakėnaqėsisė do tė largohet nga Barcelona, Guardiola ėshtė i sigurt se do tė mund ta nxjerrė maksimumin nga ish-legjenda e Arsenalit, dhe insiston nė qėndrimin e tij.


Edituar pėr herė tė fundit nga Mr.VisaAri nė Sat Jul 05, 2008 5:53 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:45 pm

Benzema do tė dėshirojė tė kalojė nė Real
Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_Karim20Benzm_32c0c20
Ylli i Lyoni, i riu Karim Benzema, zbulon se nė tė ardhmen do tė dėshironte tė ishte pjesė e Real Madridit.
Marca ka zbuluar se Benzema tashmė ėshtė pajtuar me presidentin e Lyonit, Jean-Michel Aulas, pėr tė qėndruar tek kampioni francez edhe gjatė 12 muajve tė ardhshme.

Por, Benzema ka dhėnė shenja tė qarta se pas pėrfundimit tė sezonit tė ardhshėm, ai do tė kalojė nė njė klub mė tė madh, dhe dėshirė e tij ėshtė Reali i Madridit.

“Unė jam pėrcjellė nga Reali qė kur kam qenė i ri. E dua Real Madridin, por mendoj se ende jam i ri pėr tė kaluar tek njė klub aq i madh. Mendoj se duhet tė marr ende pėrvojė dhe do tė dėshiroja sė pari t’i ndihmoj Lyonit tė vijė deri tek titulli i Ligės sė Kampionėve. Nė tė ardhmen, sigurisht se Real Madrid ėshtė njė prej opsioneve”, ka thėnė Benzema.


Edituar pėr herė tė fundit nga Mr.VisaAri nė Sat Jul 05, 2008 5:52 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySat Jul 05, 2008 5:46 pm

Capello i preferon Lampardit tė kalojė nė Inter
Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_capelloinglm_d572c47
Pėrzgjedhėsi i kombėtares angleze, Fabio Capello, i ka sugjeruar mesfushorit tė Chelseat, Frank Lampard, tė kalojė tek kampioni i Italisė, Interi.
Lampard aktualisht ėshtė nė dilemė nėse tė mbetet tek blutė apo ta ndjekė ish-trajnerin e tij, Jose Mourinhon, dhe tė kalojė tek nerazurėt.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Real Madridit, dhe tash pėrzgjedhės i kombėtares sė Anglisė, Fabio Capello, i ka preferuar mesfushorit anglez ta ndryshojė ambientin.

“Nuk e di nėse Lampard do tė kalojė nė Inter. Atė duhet vet ai ta zgjedhė. Por, me ēdo pėrvojė tė re, bėhesh mė i pasur”, ka thėnė strategu italian.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySun Jul 06, 2008 1:45 pm

Nuri Seferi pėsoi humbje nė Ankara

Boksieri shqiptar i dorezave profesioniste, Nuri Seferi, ka pėsuar humbje nė duelin e mbrėmshėm ndaj boksierit britanik, Herbie Hide, pas 12 rundesh, me vlerėsim tė gjyqtarėve, 117:112, 119:110, 117:111. Nuri Seferi e nisi mjaft mirė duelin, duke e rrėzuar nė dysheme rivalin e tij qė pas 15 sekondave tė parė.
Seferi ishte ma i mirė nė pesė rundet e para, derisa mė pas u zhvillua njė luftė kryesisht e barabartė, por duke pasur parasysh se Herbie Hide ishte boksier i kompanisė turke "Arena Box Promotion", e cila ishte organizatore e kėsaj mbrėmje tė boksit nė Ankara, prandaj duket se edhe vlerėsimi i gjyqtarėve nuk ishte nė nivel. Do theksuar se para meėit tė Seferit, u zhvillua meēi ndėrmjet boksierit turke, Sinan Samil Sam dhe italianit Paolo Vidoz. Boksieri italian ishte dukshėm mė i mirė, por ndėrhyrja e promotorit turke, Ahmet Oner dhe e tifozėve turk bėri qė gjyqtarėt ta vlerėsojnė meēin tė barabartė, por as me kėtė vlerėsim tifozėt nuk u pajtuan dhe nė palestėr u krijua njė rrėmujė e madhe, ku u godit edhe njėri nga gjyqtarėt e WBC-sė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySun Jul 06, 2008 1:46 pm

Venus Uilliams fitoi pėr herė tė pestė nė Uimbėldon

Tenistja amerikane, Venus Uilliams, ėshtė fituese e Gren slem turneut tė tenisit nė Uimbėldon. Tenistja numėr 9 nė renditjen botėrore, nė finalen e sotme ka mposhtur motrėn e saj mė tė re, Serenėn, me rezultat 2:0, nė sete 7:5, 6:4 dhe nė kėtė mėnyrė arriti deri te trofeu i pestė i kėtij turneu. Pas 17 dueleve tė ndėrsjella, njė fitore mė shumė e ka Serena, e cila para kėtij meēi llogaritej favorite pėr fitore.
"Pata njė punė tepėr tė vėshtirė, pasi Serena luajti shkėlqyeshėm. Trofeu i pestė nė Uimbėldon ėshtė shumė domethėnės pėr mua. Sa herė qė vijė nė Uimbėldon jap maksimumin tim. Kam pasur probleme me lėndime dhe shumė mungesa nė turne tė ndryshme, prandaj ky trofe pėr mua erdhi nė kohėn mė tė duhur", ka pohuar Venus Uilliams. Nė anėn tjetėr, Serena ishte e zhgėnjyer qė nuk arriti ta fitojė kėtė trofe, mirėpo megjithatė ka thėnė se ndjehet e kėnaqur qė trofeu ka pėrfunduar nė familjen e saj. "Jam e lumtur qė trofeun e Uimbėldonit e fitoi njėra prej nesh. Mendoj se finalja ishte shumė e mirė, por Venusi sot luajti mė mirė. Pata probleme me goditjen e topit pėr shkak tė erės, por mbi tė gjitha Venusi e meritoi fitoren", ka thėnė Serena.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySun Jul 06, 2008 1:47 pm

Superliga, 6 skuadra mė pak nė edicionin garues 2009/2010

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar propozimin e Kėshillit Profesional tė FFK-sė pėr sistemin e ri tė garave. Sipas kėtij propozimi, nė edicionin e ri 2008/2009 nga Superliga do tė largohen 6 skuadrat e fundit nė renditje, ndėrsa dy skuadra do tė hyjnė nė Superligė nga Liga e parė, kėshtu qė nė kampionatin 2009/2010, Superliga do tė numėrojė 12 skuadra.
Nė Ligėn e parė nė kampionatin 2008/2009 do tė largohen 6 skuadra, ndėrsa nga Liga e dytė do tė hyjnė dy skuadra, pėrkatėsisht kampionėt e dy grupeve tė Ligės sė dytė. Kėsisoj nė edicionin 2009/2010, Liga e parė do tė numėrojė 16 skuadra (6 skuadrat e mbetura nė kėtė ligė + dy skuadrat e Ligės sė dytė si dhe 6 skuadrat qė largohen nga Superliga). Ndėrkohė pėrbėrja e Ligės sė dytė nė tė dyja grupet do tė pėrcaktohet varėsisht nga numri i skuadrave tė paraqitura pėr kėtė rang tė garave. KE nė kėtė mbledhje po ashtu ka marrė vendim qė tė gjitha ndeshjet e juniorėve duhet tė zhvillohen nė fushat ku zhvillohen ndeshjet e skuadrave seniore, apo nė njė fushė qė ėshtė e pranuar nga Komisioni pėr terrene sportive pėr rangun e garave qė zhvillojnė skuadrat juniore. Gjithashtu, KE ka marrė vendimi mbi limitin e moshės pėr vėzhgues dhe kontrollor dhe ky limit do tė jetė deri nė moshėn 65-vjeēare, qė ėshtė nė pėrputhje me tė gjitha aktet e tjera tė institucioneve ndėrkombėtare. KE po ashtu mbetet i vendosur pėr tė bėrė reforma tė gjithėmbarshme nė futbollin e Kosovės. Nė kėtė mbledhje KE shqyrtoi edhe raportin e Komisionit pėr akte normative, i cili paraqiti punėn e deritashme pėr hartimin dhe harmonizimin e akteve normative para fillimit tė Kampionatit. Komisioni u zotua qė aktet normative do tė harmonizohen qė ato tė jenė nė pėrputhje tė plotė dhe duke mėnjanuar tė gjitha paqartėsitė dhe situatat e krijuara gjatė kampionatit tė kaluar. Ndėrkohė nė kėtė mbledhje ėshtė konfirmuar se kombėtarja e Beninit dhe ajo e Arabisė Saudite do tė jenė skuadrat rivale tė pėrfaqėsueses sė Kosovės nė muajin gusht nė Zvicėr, e jo siē ishte paralajmėruar mė herėt Iraku dhe Bregu i Fildishtė. Kryetari Fadil Vokrri ka bėrė tė ditur ecurinė e bisedimeve me menaxherin e organizatės “Mathchworld Fotbaall. SA”, si dhe agjent i FIFA-sė pėr aranzhimin e ndeshjeve ndėrkombėtare, Mark Biolli. Sipas propozimit tė agjentit tė FIFA-s, mė 20 gusht tė pėrzgjedhurit e Edmond Rugovės do tė luajnė me Beninin, kurse katėr ditė mė vonė do tė sfidojnė pėr herė tė dytė Arabinė Saudite, pas asaj fitoreje tė realizuar vitin e kaluar nė Stamboll, 1:0. Vokrri ka bėrė tė ditur se tė gjitha shpenzimet pėr kėtė ndeshje i ka marrė pėrsipėr organizatori i ndeshjeve, derisa FFK-ja do tė pėrfitojė 50 mijė franga zvicerane pėr zhvillimin e kėtyre dy ndeshjeve. KE i FFK-sė ka mirėpritur zhvillimin e kėtyre ndeshjeve, ndėrkohė qė hollėsitė e tjera do tė definohen nė javėn e ardhshme. Zhvillimi i kėtyre dy ndeshjeve ndėrkombėtare tė pėrfaqėsueses, ka shtyrė fillimin e edicionit tė ri pėr datėn 30 gusht, mirėpo, nė rast tė dėshtimit eventual tė ndeshjeve, atėherė edicioni do tė nis ashtu siē ishte paraparė mė herėt mė 23 gusht. KE i FFK-sė nė mbledhjen e sė premtes ka vendosur edhe datėn e zhvillimit tė ndeshjes sė Superkupės sė Kosovės, ndėrmjet Prishtinės (kampione) dhe Vėllaznimit (fituese e kupės). Ky takim do tė zhvillohet mė 16 gusht, kurse vendi i zhvillimit do tė pėrcaktohet mė vonė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySun Jul 06, 2008 9:57 pm

Hamiltoni fitoi nė shtėpi
Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 F_lewishamiltm_68f5200
Luis Hamilton ka realizuar synimin e tij, duke shėnuar fitore para publikut vendės, nė pistėn Silverstone, pėr Ēmimin e Britanisė sė Madhe. Ngasėsi britanik ėshtė nisur nga pozita e katėrt, por ka arritur qė pėrkundėr motit tejet tė ligė tė hyjė nė cak i pari, me kohėn 1:39.09,440/h.
Pozita e dytė i takoi ngasėsit tė BMW-sė, Nik Haidfeld, me madje 1 minutė e 8 sekonda kohė mė tė dobėt, derisa i treti doli braziliani i Hondės, Rubens Barriēello. Pikė nė kėtė fituan edhe Kimi Raikonen (Ferrari), Heiki Kovalainen (Meklaren), Fernando Alonso (Renault), Jarno Truli (Tojota) dhe Kazuki Nakaxhima. Nė renditjen e ngasėsve pas kėsaj gare kemi treshen kryesuese Hamilton, Masa dhe Raikonen me nga 48 pikė, kurse pas tyre vjen Kubica me 46 pikė, ndėrkaq te konstruktorėt udhėheq Ferrari me 96 pikė, BMW ka mbledhur 82, ndėrsa Meklaren 72 pikė. Pas dy javėve do tė mbahet Ēmimi i Madh i Gjermanisė nė shtegun e Hokenhajmit.

Rezultatet
1. Hamilton (Meklaren - Mercedes) 1:29.39.441
2. Hajdfeld (BMW) +1.08,577
3. Barikello (Honda) +1.22,273
4. Raikonen (Ferrari) +1 rrathė
5. Kovalainen (Meklaren) +1 rrathė
6. Alonso (Renault) +1 rrathė
7. Truli (Tojota) +1 rrathė
8. Nakaxhima (Uiliams) +1 rrathė



Edituar pėr herė tė fundit nga Mr.VisaAri nė Sun Jul 06, 2008 10:02 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySun Jul 06, 2008 9:58 pm

Llumnica, Vokshi e Idrizi zgjasin kontratat me Prishtinėn

Skuadra kampione nė fuqi e Kosovės nė futboll, Prishtina, ka arritur tė rizgjasė kontratat me tre futbollistė. Bėhet fjalė pėr Isuf Llumnicėn, Mirsad Idrizin dhe Driton Vokshin.
Qendėrmbrojtėsi Driton Vokshi ėshtė shprehur i kėnaqur me kushtet e ofruara nga klubi bardhekaltėr. "Kam pasur oferta nga disa klube tė Superligės, por vendosa tė qėndroj nė skuadrėn kampione, pasi mu plotėsuan thuajse nė pėrgjithėsi kushtet e kėrkuara. Shpresoj se edhe nė edicionin e ri do ta kemi fjalėn kryesore nė futbollin kosovar", ka pohuar Vokshi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 EmptySun Jul 06, 2008 9:59 pm

Vokrri, telegram ngushėllimi pėr Federatėn turke tė futbolli

Dje, nė moshėn 52-vjeēe, ndėrroi jetė presidenti i Federatės turke tė futbollit dhe miku i FFK-sė, Hasan Dogan, nga njė sulm nė zemėr, derisa po drekonte me pėrzgjedhėsin e kombėtares turke, Fatih Terim.
Me rastin e vdekjes sė Doganit, kryetari i FFK-sė Fadil Vokrri, ka ēuar nė telegram ngushėllimi Federatės turke tė futbollit, nė tė cilin thuhet: "E nderuara familje e z. Dogan! Tė nderuar zotėrinj tė Federatės sė Futbollit tė Turqisė! Lajmin pėr vdekjen e kryetarit tė FF tė Turqisė, z. Hasan Dogan, e morėm me pikėllim dhe na prekur thellė edhe neve nė Kosovė, ndaj nė emrin tim, tė KE tė FFK-sė, futbollistėve dhe futbolldashėsve nga Kosova, pranoni ngushėllimet tona mė tė thella e tė sinqerta. Familja ka humbur mė tė dashurin e tyre, ndėrsa Federata turke ka humbur njeriu e parė tė kėsaj shtėpie qė nė drejtimin e tij futbolli i Turqisė kishte shėnuar njė zhvillim tė hovshėm dhe shumė tė suksesshėm. Z. Dogan ishte njė mik i imi personal dhe njė mik i madh i futbollit tė Kosovės dhe pėrkrahės i fortė i yni, ndaj vdekja e tij na ka lėnė pa njė mik dhe mbėshtetės tė madh nė kohėn kur patėm shumė nevojė pėr tė. Tė nderuar zotėrinj tė FF sė Turqisė ju lutemi qė tė pėrcillini ngushėllimet tona, tė gjithė futbollistėve dhe futbolldashėsve tė Turqisė".
Sot pasdite delegacioni i FFK-sė, Fadil Vokrri dhe anėtari i KE tė FFK-sė, Xhelal Broja u nisėn pėr nė Stamboll, ku nesėr (e hėnė) nė ora 13:00, do tė marrin pjesė nė ceremoninė e varrimit tė tė ndjerit, Hasan Dogan.
Dogan, ishte njė personalitet me ndikim edhe nė jetėn e biznesit, kurse drejtimin e Federatės turke e mori nė fillim tė kėtij viti. Ai ishte i martuar dhe ka dy fėmijė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Te Reja nga Sporti   Lajmet Te Reja nga Sporti - Faqe 4 Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajmet Te Reja nga Sporti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Sporti-
Kėrce tek: