
Ekipi "Skėnderbeu" i Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji ėshtė renditur i katėrti nė Kampionatin Evropian tė Futbollit me Robotė, qė u zhvillua nė Zvicėr dhe Austri prej 15 deri me 22 qershor tė kėtij viti.
Pas kthimit nga Linzi, profesor Edmond Hajrizi, njėherėsh edhe trajner i Skėnderbeut tha se, duke pasur parasysh se ne jemi njė ekip relativisht rishtas i formuar, ishte konstatim i tė gjithė pjesėmarrėsve se ishim njė befasi e kėndshme dhe jemi mirėpritur shumė nga ekipe tė cilat kanė pėrvojė disa vjeēare nė zhvillimin e shkencės sė robotikės.
Si debutues nė kėtė kampionat mendoj se kemi arritur rezultate pėr tu admiruar. Studentėt me ndihmėn e profesorėve tė tyre tanė kanė punuar me pėrkushtim nė krijimin e strategjive tė lojės. Vendi i katėrt ėshtė mjaft mirė pėr fillim, u shpreh Hajrizi.
Ndėrkaq Artan Dėrmaku, bashkėudhėheqės i Degės sė Shkencave Kompjuterike nė UBT dhe njėri nga ata qė ka punuar pėr sė afėrmi me studentėt u shpreh se ky ishte njė debutim mjaft i suksesshėm. Puna e kryer nga studentėt rezultoi e kėnaqshme dhe ne fituam vendin e katėrt. Besoj se do tė kemi pėrkrahje edhe nga universitetet partnere, pas kėtij debutimi nė kampionatin evropian qė ta zhvillojmė edhe mė tutje degėn e mekatronikės dhe robotikės.
Fitues i kėtij kampionati doli ekipi i Sllovakisė, nė vendin e dytė ai i Sllovenisė ndėrsa vendi i tretė i takoi nikoqirit, Austrisė.