Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Klubi Futbollistik "LEPENCI"

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male Numri i postimeve : 262
Location : Kaēanik
Registration date : 24/06/2008

Klubi Futbollistik "LEPENCI" Empty
MesazhTitulli: Klubi Futbollistik "LEPENCI"   Klubi Futbollistik "LEPENCI" EmptyThu Jun 26, 2008 2:30 pm

Te gjitha komentet dhe informacionet qe i keni per Klubin Futbollistik "LEPENCI" lerni ketu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
K|nG iLiriX
Moderator
Moderator
K|nG iLiriX


Male Numri i postimeve : 222
Age : 33
Location : n'Karrik Perpara Kacaniku.ForumN
Registration date : 26/06/2008

Klubi Futbollistik "LEPENCI" Empty
MesazhTitulli: KF Lepenci ne Kacanik   Klubi Futbollistik "LEPENCI" EmptySat Jun 28, 2008 3:30 pm

Kaēanik:Lepenci-Llapi 5:1(4:1)

Lepenci shumė i fortė pėr Llapin

Shėnues:Nexhat Avdiu 31,Mensur Rudi 38,Skender Gashi 44 dhe 45,Nimetullah Luri 83 pėr Lepencin,kurse Zahir Zvishta 30 pėr Llapin.
Analiza
Lepenci nė ndeshjen e radhės nė stadiumin "Besnik Begunca" nė Kaēanik ka deklasuar Llapin me rezultat tė thellė 5:1.Fituesi mund tė thuhet se u pėrcaktua qysh nė pjesėn e parė, kur Lepenci shėnoi plotė katėr herė.Terreni jo edhe aq i pėrshtatshėm pėr lojė, pėr shkak tė shiut qė ka rėnė kėtyre ditėve, vėshtirėsoi paksa ritmin e lojės.Megjithatė, 2500 shikuesit e mbledhur patėn rastin tė shohin njė ndeshje tė kėnaqshme me gjashtė gola.
Raporti
Skuadra e Lepencit dėshmoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė mposhtet nė Kaēanik.Viktimė e radhės ishte Llapi i Podujevės qė pėsoi tmerrė tė vėrtetė duke u mposhtur me rezultat 5:1. Llapjanėt kaluan tė parėt nė epėrsi nėpėrmjet Zahir Zvishtės nė minutėn 30, pas njė gabimi tė portierit vendas. Mirėpo ky gėzim nuk zgjati mė shumė se njė minutė pasiqė Nexhat Avdiu u kundėrpėrgjigj pėr tė kthyer gjithēka nga fillimi. Shtatė minuta mė vonė Mensur Rudi ka goditur nga njė distancė e largėt, ndėrsa njėri prej lojtarėve mysafir ka devijuar topin pėr tė pėrfunduar nė rrjetėn llapjane pėr epėrsinė e parė tė Lepencit. Minutat e fundit tė pjesės sė parė ishin fatale pėr Llapin, kurse fatlume pėr Skender Gashin. Fillimisht nė minutėn 44 ai ka shėnuar njė gol spektakular, ndėrsa menjėherė nė sulmin tjetėr shėnoi gol edhe mė tė bukur, kur nga njė pozitė e vėshtirė arriti tė parabollojė portierin mysafir.Kėshtu Lepenci nė pjesėn e parė siguroi kapital prej tre golash epėrsi, pėr t'i hyrė pjesės sė dytė mė me qetėsi.
Nė pjesėn e dytė u zhvillua njė lojė paksa monotone, pėr shkak tė rezultatit.Ndėrsa, mysafirėt nga Llapi si duket ishin dorėzuar herėt dhe nuk kishin motiv pėr pjesėn e mbetur tė lojės.Gati gjithė pjesa e dytė u zhvillua nė mesin e fushės dhe pa kurrfarė koncepti, duke mos mohuar edhe ndonjė sulm tė organizuar tė Lepencit. Pikėrisht nė njėrin prej kėtyre sulmeve tė rralla, u arritė edhe goli i pestė i Lepencit. Nė fakt Nimetullah Luri e nisi vetė njė sulm duke kaluar disa mbrojtės tė skuadrės llapjane pėr tė vėnė nė fund topin edhe nė rrjetėn e poriterit mysafir.Kjo ngjau nė minutėn e 83-tė dhe ishte e tėra sa i pėrket kėsaj ndeshjeje.
Stadiumi "Besnik Begunca" nė Kaēanik.Shikues:2.500.Gjyqtarė:Ardit Kastrati,Kemajl Bunjaku dhe Shaip Thaēi.Vėzhgues: Ahmet Turku nga Mitrovica.Karton i verdhė:Fitim Hoxha i Llapit.

LEPENCI:Axahmi,Zeneli,Dema(Kuka),Musliovski(Berisha),Troni,A.Zeneli,Gashi,Luri,Avdiu,Rudi,Fera(A.Troni).Trajner: Sylejman Rexha

LLAPI:Rexhepi,Musliu,Hoxha(Zeka),Shabani(Podvorica),Hamidi,Avdyli,Mehemti,Emini,Leci,Sheholli,Zvishta(Sopjani).Trajner:Besim Ajvazi

Materiali eshte marre nga korespodenti i Kosova Sport, Shkėlqim AJDINI


--------------------------------------------------------------------------------

Kaēanik: Lepenci-Ferronikeli 5:3 (3:2)

Festival golash nė Kaēanik

Shėnues: Pėrparim Livoreka '8 dhe '40, Skender Gashi '29 , Nexhat Avdiu '47 dhe '80 pėr Lepencin , kurse Alban

Hajdari '42 dhe '45 , Shkelzen Nebiu '82 pėr Ferronikelin

Shkėlqim AJDINI

Analiza

Lepenci vazhdon serinė e fitoreve nė stadiumin "Besnik Begunca". Pas zhgėnjimit nė Mitrovicė nė pėrballje me Trepēėn , kaēanikasit rikthyen vetėbesimin duke mposhtur Ferronikelin e Drenasit me rezultat 5:3. Edhe nė kėtė takim ra nė sy prania e njė numri tė madh tė shikuesve , tė cilėt po shtohen nė ēdo ndeshje. Pėr tė pėrcjellur sfidėn e radhės kundėr Ferronikelit ishin mbledhur rreth 3500 shikues. Natyrisht se nė mesin e kėtyre shikuesve ishin edhe ata mė tė zhurmshmit , tashmė tė njohurit "Fikshat" , tė cilėt janė krah i fortė i Lepencit.

Raporti

Takimit tė radhės kundėr Ferronikelit nga Drenasi , lojtarėt e Lepencit i hynė me tė vetmin synim , rrėmbimin e tri pikėve. Ky synim nė fund edhe u arrit. Qė nė minutėn e tetė Pėrparim Livoreka shėnoi pėr tė sjellur nė epėrsi Lepencin nė 1:0. Skender Gashi as nė kėtė takim nuk mbeti pa shėnuar. Ai nė minutėn 29 shfrytėzoi njė huti tė mbrojtjes mysafire duke ngritur rezultatin nė 2:0. Pėrveē qė njihet si realizator i spikatur , Skender Gashi kontribuoi edhe me krosime tė sakta nė kėtė takim. Pikėrisht nga njė krosim i tij Pėrparim Livoreka shėnoi golin e tij tė dytė dhė tė tretin pėr Lepencin nė minutėn 40. Kur tė gjithė pritėn pėrfundimin e pjesės sė parė me kėtė epėrsi , nė skenė doli Alban Hajdari i Ferronikelit , i cili shėnoi dy herė pėr tė bėrė takimin mė interesant.Nė tė dy rastet e treguara pėrfitoi nga gjatėsia e tij duke shėnuar tė dy golat me kokė.

Dy minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė sulmuesi i Lepencit Nexhat Avdiu shtoi epėrsinė nė 4:2.Nė vazhdim tė dy skuadrat aplikuan njė lojė tė hapur duke krijuar shumė raste pėr shėnim.Nė vazhdėn e kėtyre rasteve Nexhat Avdiu shėnon sėrish pėr tė ngritur rezultatin nė 5:2,kjo ndodhi nė minutėn e 80-tė.Mirėpo,vetėm dy minuta mė vonė mysafirėt nga Drenasi reaguan duke zvogėluar epėrsinė nė 5:3, ēka ishte edhe rezultat pėrfundimtari kėsaj pėrballjeje. Sikur tė ishin mė syhapur sulmuesit e Lepencit rezultati do tė ishte shumė mė i lartė.Nga ana tjetėr edhe lojtarėt e Ferronikelit patėn rastet e tyre tė volitshme, por u vėrejt njė disponim i theksuar tek portieri vendas.Nė pėrgjithėsi shikuesit patėn rastin tė pėrcjellin njė shfaqje tė mirė futbollistike me gjithsej tetė gola tė shėnuar.

Stadiumi:"Besnik Begunca" nė Kaēanik. Shikues:3500. Gjyqtarė:Shaip Grainca, Fatmir Agerbashi dhe Latif Zeneli. Vėzhgues: Beqir Hoxha nga Fushė Kosova. Karton i verdhė:Agron Zeneli i Lepencit.

LEPENCI:Axhami,Zaneli,A.Zeneli(Dema),Musliovski,Troni,Alievski,Gashi,Luri(Berisha),Avdiu,Rudi(Kuka),Livoreka.Trajner:Sylejman Rexha.

FERRONIKELI:Hajdari,Dervishiu(Avdyli),Krasniqi(Gllareva),Demaku,Mehmeti,Hajdari,Tanushi,Elshani,Hasi,Bytyqi(Istogu),Nebiu.Trajner:Mejdi Bucolli

Ndersa javen e kaluar Lepenci ne Mitrovice pesoi humbje nga Trepqa me rezultat 3:0




--------------------------------------------------------------------------------

Kaēanik 04.09.2005: Lepenci-Hasi 4:0 ( 1:0 )

Fitore bindėse pėr fillim tė mbarė Shėnues : Elmaz Musliovski '12, Skender Gashi '48 dhe '85 dhe Nexhat Avdiu '65

Analiza Lepenci i Kaēanikut filloi stinorin e ri tė Ligės sė Parė tė Kosovės si vendės nė mėnyrėn mė tė mirė. Nė njė terren mjaft tė pėrshtatshėm pėr lojė dhe para njė numri tė madh shikuesish , rreth 3000 sosh , kaēanikasit mposhtėn Hasin nga Rogova me rezultat tė thellė 4 me 0. Gjatė gjithė rrjedhės sė takimit grupi i tifozėve " Fikshat" nuk u ndalėn sė pėrkrahuri lojtarėt e ekipit tė tyre nė fushė , tė cilėt dhanė maksimumin pėr tė nisur mbarė kėtė kampionat.

Raporti Ndeshja e parė e Lepencit nė stadiumin " Besnik Begunca " mund tė merret si sinjal pėr ekipet tjera se Lepenci sivjet ėshtė kandidat serioz pėr inkuadrim nė elitėn e futbollit kosovar.Katėr gola tė shėnuar ndaj Hasit janė motivacion pėr djelmoshat kaēanikas qė edhe nė takimet e radhės tė pėrsėrisin tė njėjtin sukses. Minuta e 12-tė solli gėzimin e parė ndėr lojtarėt e Lepencit dhe te shikuesit e pranishėm. Nė fakt nė kėtė minutė njė lojtar i ekipit mysafir preku topin me dorė brenda zonės sė rreptėsisė dhe gjyqtari pa u hamendur tregoi nė pikėn e bardhė. Pėrgjegjėsinė pėr ekzekutimin e dėnimit mė tė rendė e mori Elmaz Musliovski , i cili u tregua i saktė, duke shėnuar epėrsinė fillestare 1:0.Nė vazhdim tė dyja ekipet patėn disa raste , por jo pėr t'u veēuar ndonjėri prej tyre. Me kėtė rezultat skuadrat shkuan nė pushimin pesėmbėdhjetė minutėsh. Pjesa e dytė solli edhe tre gola tė tjerė tė shėnuar nga lojtarėt e Lepencit. I pari "qetėsinė" nė pjesėn e dytė e prishi sulmuesi Skender Gashi i cili nuk e pati tė vėshtirė tė shėnoj kur gjendej vetėm 2 metra larg portės kundėrshtare.Epėrsinė nė 3:0 e ngriti Nexhat Avdiu me njė gjuajtje precize nga 20 metra. Pėrsėri nė skenė doli sulmuesi Skender Gashi pėr tė pėrmbyllur tė tėrėn sa i pėrket kėsaj ndeshje.Ai shėnoi golin e dytė tė tij dhe tė katėrtin pėr Lepencin pesė minuta para fishkėllimės sė fundit tė gjyqtarit.Do theksuar se , Lepenci huqi edhe disa raste tė mira pėr tė ngritur edhe mė rezultatin. Ndėrsa , lojėtarėt e Hasit nė pjesėn e dytė nuk treguan asgjė.

Stadiumi " Besnik Begunca" nė Kaēanik. Shikues : 3000.Gjyqtarė : Musa Gashi, Latif Zeneli dhe Shaip Thaēi. Vėzhgues : Enver Qosa nga Podujeva.

LEPENCI: Axhami,M.Zeneli,A.Zeneli,Musliovski(Am.Troni),Dema(A.Troni),Alievski,Gashi,Luri,Avdiu(Berisha),Rudi,Livoreka. Trajner :Sylejman Rexha.

HASI:Markaj,Gashi(Berisha),Bajraktari,Seferaj,Kryeziu,Gojani,(M.Kryeziu),A.Kryeziu(S.Gashi),Fazlija,Buqaj,Nuza,Likaj. Trajner: Faim Berisha.

Materiali i marrur nga korespodenti i Kosova Sportit Shkėlqim AJDINI

PIONIERET E RINJĖ PRAN KF.” LEPENCI “ VIZITUAN KAMPIN AMERIKAN "BONDSTILL"

Pionierėt e rinjė pran KF.” Lepenci “ tė udhėhequr nga trajneri Fatos Vishi mė 29.08.2005 vizituan kampin amerikan “Bondstill”.

Nė kėtė vizitė pionierėt patėn mundėsi tė vizitojnė vendet mė interesante tė kampit.

Gjatė asaj vizitė gjithashtu u zhvillua edhe njė ndeshje futbollistike e pėrzier ndėrmjet fėmijėve dhe ushtarėve amerikan.Nė fund fėmijėve iu dhuruan nga njė medalje.

Kjo vizitė u mundėsua nga SGT Tim Gagnon , Kacanik LMT, ndersa transporti u sigurua nga Kuvendi Komunal nė Kaēanik .


--------------------------------------------------------------------------------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.iLiri-de.tk
K|nG iLiriX
Moderator
Moderator
K|nG iLiriX


Male Numri i postimeve : 222
Age : 33
Location : n'Karrik Perpara Kacaniku.ForumN
Registration date : 26/06/2008

Klubi Futbollistik "LEPENCI" Empty
MesazhTitulli: Re: Klubi Futbollistik "LEPENCI"   Klubi Futbollistik "LEPENCI" EmptySat Jun 28, 2008 3:31 pm

Kaēanik 15/08/2005

U ZGJODH KRYESIA E KF "LEPENCI'' DHE E SHTABIT TEKNIK
Nė mbledhjen e vet tė mbajtur mė 15.08.2005, Bordi i KF"Lepenci"zgjodhi organet e KF"Lepenci".Pėrbėrja e sė cilės ėshtė siq vijon:

1. Tahir Ēaka - kryetar
2. Berajdin Shehu-drejtor
3. Shemsedin Abazi-sekretar
4. Adil Brruti-arkatar
5. Nazif Reka-zėdhėnės
6. Kemajl Gula-anėtar
7. Nasurulla Shehu-anėtar
8. Naser Kuka-anėtar
9. Shaban Topojani-anėtar
10. Hebib Livoreka-anėtar
11. Remzi Hoxha-anėtar

Po kjo kryesi emėroi edhe shefin e shtabit teknik tė KF"Lepenci" pėr kėtė post u emėrua Sylejman Rexha.
Nga Kryesia e KF"Lepenci"



--------------------------------------------------------------------------------

Pionierėt e Rinjė gjenerata 1991/1992 pran KF." Lepenci " pjesmarrės tė Turneut Ndėrkombėtar " Dritarja e Shpresės " mbajtur nė Strugė dhe Ohėr tė Maqedonisė

Mė 06.07.2005 nė adresė tė KF. " Lepenci " erdhi ftesa per pjesmarrjen e Fatosave gjenerata 1991/1992 nė Turneun Ndėrkombėtar nė Futboll " Dritarja e Shpreses - Kupa 2005" e cila mbahet ne Strugė dhe Ohėr tė Maqedonisė nga data 15.- 21.07.2005. KF. " Lepenci " nė kėtė Turne udhetoi me 20 femije : Trimor Hoxha , Trimor Tafili, Genc Hoxha, Fitim Elezi, Hekuran Ēaka, Flamur Krasniqi, Rinor Raka, Durim Tafili, Rinor Zeneli, Adrian Bajrami, Shkumbin Vishi, Taulant Bajra, Dardan Nikoci, Gojart Axhami, Shkelzen Vishi, Eroll Bislimi, Riza Bushi, Burhan Dema, Taulant Krivenjeva, Kushtrim Raka tė udhėhequr nga trajneri Fatos Vishi . Nė kėtė Turne morėn pjesė 32 ekipe nga Maqedonia, Shqiperia dhe KF."Lepenci" si ekip i vetem i cili pėrfaqėsoi Kosovėn. Shorti deshi ashtu qė Lepenci tė garojė nė njė grup me Apolonin e Fierit, Pėrparimin nga Ladorishta e Strugės dhe Liria nga Struga. Ndeshjen e parė Lepenci e fitoi me rezultat 1:0 ndaj Lirisė nga Struga, si dhe ndeshjen e dytė 2:0 ndaj Apollonis sė Fierit, kėshtu qė me kėto dy fitore siguroi pjesmarrjen e mėtejshme nė gara duke u radhitur nė mesin e 16 ekipeve mė tė mira. Ndeshja e radhės eliminatore e zhvillua nė stadiumin e Vėllazėrimit tė Strugės kundėr ekipit tė Vėllazėrimit nga Struga ku pėsuam disfatė 3:0. Nė fund tė ndarjes sė shpėrblimeve pėr mė tė mirėt , organizatori ekipin mė Fair - Play vendosi tė shpallė ekipin tonė " Lepenci". Edhe vitin e kaluar Pionierėt e rinjė pran " KF. Lepenci " ishin pjesėmarrės nė kėtė Turne ku u radhitėn deri nė finale , duke zėnė vendin e dytė.

Pjesėmarrjen e fatosave nė kėtė Turne e mundėsuan vetė prindėrit e fėmijėve , Kuvendi Komunal nė Kaēanik ,ndėrsa rekuizitat u siguruan nga donatorėt : NEW Lepenci , Kasabank , Silcapor , Sharr- Salloniti Sharrcem ,Kafiteria " Rrapi " .

Kėshilltari pėr Rini e Sport dhe Trajner i Pionierėve tė Rinjė Fatos Vishi


--------------------------------------------------------------------------------



Kaēanik 10 GUSHT 2005

U MBAJT TURNEU NĖ FUTBOLL TĖ VOGĖL PĖR NDER TĖ 10 GUSHTIT - DITĖS SĖ DĖSHMORĖVE DHE DITĖS SĖ KAZERMĖS SĖ BRIGADĖS 362 " AGIM BAJRAMI " TĖ TMK-sė

Pėr nder tė 10 Gushtit - Ditės sė dėshmorėve nė Komunėn e Kaēanikut dhe Ditės sė Kazermės sė Brigadės 362 " Agim Bajrami " tė TMK-sė, Drejtoria pėr Kulturė, Rini e Sport organizoi Turne nė Futboll tė Vogėl . Ky Turne u organizua me tė gjitha ekipet fituese tė Turneve Memoriale nė komunėn tonė, ku morė pjesė : 1. Ekipi Futbollistik " Elezajt " 2. Ekipi Futbollistik " Laxha e Re " 3. Ekipi Futbollistik " Buna " 4. Ekipi Futbolistik " Lirishta " 5. Ekipi futbollistik " Veteranėt e UĒK- sė " 6. Ekipi futbollistik " TMK " 7. Ekipi Futbollistik " Fikshat " 8. Ekipi Futbollistik " Bardhi " 9. Ekipi Futbollistik " Flaka " 10. Ekipi Futbollistik " Agim Bajrami " 11. Ekipi Futbollistik " Vėllezėrit Ēaka "

Nė finale tė Turneut e cila u zhvillua mė 09.08.2005 nė ora 18:30 nė oborrin e Shkollės Fillore " Emin Duraku " u takuan ekipi Futbollistik " Vėllezėrit Ēaka " nga Bobi dhe Ekipi Futbollistik " Agim Bajrami " nga Stagova. Pas njė ndeshje mjaft interesante fitore shėnoi ekipi " Vėllezėrit Ēaka " me golin e vetėm tė cilin e shėnoi Skender Gashi nė minutėn e 30 .

Vendin e tretė nė kėtė Turne e zuri Ekipit Futbollistik " Flaka ".

Lojtari mė i mirė i Turneut ishte Mentor Jaha

Portieri mė i mirė i Turneut ishte Jetmir Sopa

Ndeshja finale u gjykua nga referi kaēanikas Haziz Tafili , ndėrsa ndeshjet tjera u gjykuan edhe nga Jeton Matluma dhe Agim Kuka.

Nė fund pėr tri vendet e para u ndanė disa shpėrblime modeste .

Vendit tė tretė Ekipit Futbollistik " Flaka " kupėn ia dorzoi veterani i sportit kaēanikas Kjani Shehu.

Vendit tė dytė Ekipit Futbollistik " Agim Bajrami " kupėn dhe shpėrblimet ia dorzoi nėnkryetari i Kuvendit Komunal z . Mallzum Qajani.

Vendit tė pare Ekipit Futbollistik " Vėllezėrit Ēaka " kupėn dhe shpėrblimet ia dorzoi miku nga gjermania Karl Hainz Matt, i cili ndihmoi kėtė turne dhe sportin kaēanikas nė pėrgjithsi .

Kėshilltari pėr Rini e Sport Fatos Vishi


--------------------------------------------------------------------------------



Kaēanik,11.06.2005

FERRONIKLI-LEPENCI 4:3

Kete jave futbolistet e KF." Lepenci " pesuan disfate nga Ferronikli i Drenasit me rezultat 4:3. Javen tjeter Lepenci Zhvillon ndeshjen me KF." Deqani " ne Deqan.

Kaēanik: Lepenci-Rahoveci 6:0 (5:0)

Lepenci-Rahoveci 1:0 nė sete. Shėnues: Skender Gashi 13,31, Pėrparim Livoreka 28,44, Nexhat Avdiu 37,Musli Zeneli 80

Analiza Nė ndeshjen e fundit nė stadiumin "Besnik Begunca" nė Kaēanik pėr kėtė stinor, lojtarėt e Lepencit shėnuan fitore tė lartė 6:0 nė ballafaqim me Rahovecin.Pėr tė parė kėtė ndeshje ishin mbledhur rreth 2500 shikues , numėr rekord pėr njė ndeshje nė Ligėn e Parė tė Kosovės. Ajo qė e dallon kėtė spektakėl tė organizuar nė Kaēanik ishte prania e Fikshave , tė cilėt i kishin munguar njė kohė tė gjatė Lepencit.Ata me tė vėrtetė nė kėtė pėrballje ishin lojtari i dymbėdhjetė , duke pėrkrahur parreshtur lojtarėt nė fushė. Kjo edhe iu shpėrblye nga ana e lojtarėve tė Lepnecit , tė cilėt luajtėn " tenis" me Rahovecin.Pėr kėta tė fundit si duket Lepenci ndikoi mė shumė se rakia e tyre e njohur. Ata nuk ishin kėrka nė kėtė ndeshje!

Raporti Skuadra e Lepencit ishte pėrgatitur maksimalisht pėr ndeshjen me Rahovecin , duke e pasur parasysh se kjo ishte ndeshja e fundit nė Kaēanik dhe kishte domethėnie tė madhe nė luftė pėr tė mbetur nė ligė. Nė anėn tjetėr pėr Rahovecin nuk kemi ēka tė flasim, sepse ata si duket kishin ardhur vetėm pėr "adet" nė Kaēanik.Serinė e golave pėr kaēanikasit e hapi sulmuesi i spikatur i Lepencit Skender Gashi, nė minutėn 13, duke paraboluar portierin mysafir , i cili kishte boshatisur portėn e tij. Nė 2:0 epėrsinė e ngriti Pėrparim Livoreka , i cili ēdoherė shėnon gola atraktivė. Lepenci nuk u ndal me kaq dhe shėnoi edhe golin e tretė nėpėrmjet Nexhat Avdiut nė minutėn 37. Mirėpo , kjo nuk ishte e tėra nė pjesėn e parė , pasiqė Skėnder Gashi dhe Pėrparim Livoreka si duket nuk ishin tė kėnaqur vetėm me nga njė gol. Ata shėnuan edhe nga njėherė nė pjesėn e parė nė minutat 31, pėrkatėsisht 44 duke ēuar rezultatin nė 5:0 qysh nė pjesėn e parė.Kjo ishte goditje e rėndė pėr rahovecasit , tė cilėt nuk dinin kah t'ia mbanin nė fushė , sikur tė ishin nėn ndikimin e rakisė sė fortė tė tyre , por shkaktar pėr kėtė ishte "ofensiva" e Lepencit.

Nė pjesėn e dytė vendasit patėn rast tė zhvillonin njė lojė paksa mė tė qetė si nė stėrvitje , pasiqė kishin kapital prej pesė golave.Pritej qė mysafirėt tė shėnonin sė paku golin e nderit , por ata pėsuan edhe njė 10 minuta para pėrfundimit tė ndeshjes nga zėvendėsuesi Musli Zeneli , i cili shėnoi nga afėrsia duke kompletuar rezultatin, qė shpesh e shohim nėpėr fushat e tenisit 6:0.Tani Lepenci kryeson nė plej aut me 42 pikė dhe luan mė qetė nė ndeshjet tjera tė mbetura.

Stadiumi "Besnik Begunca" nė Kaēanik. Shikues : 2500.Gjyqtarė: Mehmet Islami,Ardit Kastrati dhe Bedri Maliqi. Vėzhgues: Enver Qosja.Karton i verdhė:Vebi Alievski i Lepencit.

LEPENCI:Sh.Livoreka,R.Dema(M.Zeneli),M.Dema,Sh.Bela(F.Ismajli),A.Dema,V.Alievski,P.Livoreka,M.Rudi,S.Gashi,E.Musliovski,(F.Berisha),N.Avdiu. Trajner : Abit Dema/

RAHOVECI:N.Raba,F.Shabani,E.Haxhijaha(A.Raba),A.Delibeqa,E.Rama,M.Shehu(G.Hamza),D.Miftari,A.Cena,F.Shala,S.Sokoli,B.Haxhibeqiri. Trajner: Fehmi Haxhimustafa Materiali i marrur nga Kosova Sporti- Korrespodenti Shkėlqim AJDINI


--------------------------------------------------------------------------------


LEPENCI NĖ PRITJE TĖ TALENTĖVE TĖ FUTBOLLIT

Klubi i Lepencit nga Kaēaniku nga njė ekip me nam ,sot po pėrjeton ēaste tė vėshtira dhe mungesė tė pėrkrahjes ,si morale ashtu edhe materiale.Dikur ky klub ishte krenaria e Kaēanikut, por kjo ka ngelur vetėm si pjesė e historisė.Sot, nė mungesė tė kushteve ,Lepencit i duhet tė luftojė pėr mbijetesė nė Ligėn e Parė tė Kosovės.Por,ajo qė i bėn tė shpresojnė futbollistėt kaēanikas janė gjeneratat e reja.Mbase, kėto gjenerata i pret njė e ardhme e ndritur. Nė kuadėr tė KF Lepencit ekzistojnė edhe ekipet e juniorėve dhe atyre mė tė vegjėlve pionierėve.Pėr kėta tė fundit pėrkujdeset prof. Fatos Vishi,i cili ka tė kryer Fakultetin e Kulturės Fizike nė Prishtinė. Ai ka edhe njė karrierė tė bujshme futbollistike. Fillimisht ka luajtur nė ekipin amė, pra nė atė tė Lepencit, pastaj me plot sukses mbrojti edhe ngjyrat e KF 2 Korrikut nga Prishtina, ku kaloi dy stinorė tė tėrė.Ne shkuam pėr tė parė nga afėr punėn e tij me njomakėt qė premtojnė t'ia kthejnė famėn klubit dhe qytetit tė Kaēanikut nė pėrgjithėsi.Janė plot 30 pionierė qė vijojnė stėrvitjet dhe marrin direktivat nga trajneri i tyre, i cili me shumė vullnet dhe dashamirėsi punon me ta. Sipas Vishit, qė merret qe dy vjet me zbulimin e talentėve tė rinj, pionierėt kryesisht janė tė moshave prej 9 deri 12 vjet dhe me ta zhvillon nga katėr seanca stėvitore nė javė.Ai na tha se tė gjithė kėta janė tė mirė dhe premtojnė pėr njė avancim tė futbollit kaēanikas. Njėri nga talentėt e kėtij klubi ėshtė Gojart Axhami, i cili luan nė rolin e mesfushorit. Ai ėshtė njė futbollist i vėrtetė dhe Lepenci ka ēka pritė prej tij. Atij i pėlqen Tieri Anri dhe shpreson qė njė ditė tė bėhet si ai. Klubi i pionierėve i Lepencit bėn gara nė rajonin e Ferizajit, ku pos kėtij klubi marrin pjesė edhe klubet si Ferizaji, Ulpiana, Sharri(H.Elezit),Vjosa(Shtimje) dhe Kastrioti. Momentalisht njomakėt e Lepencit janė tė pozicionuar nė vendin e tretė. Kėta njomakė ishin pjesėmarrės nė Turnirin "Dritarja e Shpresės", turnir ky qė u mbajt nė Strugė dhe qė cilėsohet si vendtakim i ekipeve nga Maqedonia, Shqipėria, Kosova etj. Atje, ata pėrfaqėsuan denjėsisht Kaēanikun dhe tėrė Kosovėn, duke u kualifikuar madje deri nė finale. Ky ėshtė njė sukses i madh qė premton njė tė ardhme dhe njė zhvillim tė futbollit kaēanikas. Mbase, me vullnet dhe me elan duke punuar me gjeneratat e reja, mund tė shpresojmė nė pėrparimin dhe ndėkombėtarizimin e futbollit kosovar. Kėshtu do tė arrijmė pjekurinė dhe kulturėn e futbollit, tė cilėn do ta shfaqim njė ditė nė arenėn ndėkombėtare. Materiali i marrur nga Kosova Sporti, korrespodenti nga Kaēaniku- Shkėlqim AJDINI


--------------------------------------------------------------------------------

Kaēanik : Lepenci-Ulpiana 2:1 (1:1)

Fitore minimale por shumė e rėndėsishme Shėnues : Pėrparim Livoreka '30, Nexhat Avdiu '67 pėr Lepencin, kurse Lorik Berbatovci '43 pėr Ulpianėn

Analiza Edhe njė fitore e rėndėsishme e futbollistėve tė Lepencit nė pėrpjekje pėr tė siguruar qėndrimin nė Ligėn e Parė tė Kosovės.Kėtė herė kaēanikasit ngadhnjyen ndaj Ulpianės dhe kjo ishte fitorja e katėrt me radhė e Lepencit.Edhe nė kėtė ndeshje pati numėr tė konsiderueshėm tė shikuesve , mbi 1000 sosh ,dhe ndoshta Lepenci ka njė ndėr shikueshmėritė mė tė mėdha nė Kosovė.

Raporti Kėtij takimi futbollistėt e Lepencit i hynė me tė vetmin synim , qė tė korrin edhe njė fitore pėr t'u ndjerė mė tė qetė nė takimet e radhės. Pėrmirėsimi i lojės sė Lepencit sa vjen e shtohet dhe kjo nuk mungoi edhe nė kėtė ndeshje. Pėrparim Livoreka i Lepencit dėshmoi se ėshtė njė talent i rrallė duke treguar lojė briliante.Ai nė pėrballje me Ulpianėn shėnoi njė gol mjaftė tė bukur , pasi paraprakisht pranoi njė top nga Skėnder Gashi. Mirėpo , mysafirėt nuk u ndalėn sė kėrkuari golin e barazimit dhe kėtė e arritėn dy minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė , kur Lorik Berbatovci nuk e pati tė vėshtirė tė shėnoj nga afėrsia , duke dėrguar njė top tė lartė nė drejtim tė portierit vendas Shermet Livoreka , i cili ishte i shkurtė pėr ta penguar rrugėtimin e topit drejt rrjetės sė tij. Nė pjsėn e dytė lojtarėt mysafirė u munduan ta ruajnė rezultatin 1:1 dhe vetėm me kundėrsulme tentonin tė bėnin diē. Megjithatė ishte e pamundur tė pėrballoheshin sulmet e parreshtura tė Lepencit.Nė njėrin prej kėtyre sulmeve u arrit edhe goli i dytė , qė nė fund u tregua tė jetė vendimtar. Nexhat Avdiu arrinė ta shpartalloj mbrojtjen e Ulpianės dhe ngritė nė epėrsi pėr herė tė dytė skuadrėn e tij. Pas kėtij goli lojtarėt e Lepencit patėn edhe dy raste tė qindpėrqindta , por Skender Gashi , pėrkatėsisht Pėrparim Livoreka nuk u treguan tė saktė. Me kėtė fitore Lepenci arrin nė kuotėn e 39 pikėve, ndėrsa nė takimin e radhės pėrballet me Rahovecin , ku pret edhe njė fitore tė re.

Stadiumi " Besnik Begunca" nė Kaēanik.Shikues: 1000. Gjyqtarė :Qenan Haskuka,Ibrahim Ukshini dhe Sanije Krasniqi.Vėzhgues: Abaz Kosumi.

Kartona tė verdhė: Nexhat Avdiu i Lepencit dhe Blerim Gerxhaliu i Ulpianės.

LEPENCI:Sh.Livoreka,R.Dema,M.Dema(M.Zeneli),Sh.Bela,A.Dema,V.Alievski,P.Livoreka,M.Rudi,S.Gashi(F.Berisha),E.Musliovski,N.Avdiu. Trajner: Abit Dema

ULPIANA: N.Begaj,E.Jashari,L.Ibrahimi(S.Salihu),A.Jashari,F.Reshiti,M.Leka,B.Sopa,A.Hyseni,A.Rexhepi(F.Etemi),L.Berbtovci(K.Kelmendi),B.Gerxhaliu.Trajner:Jeton Gashi Materiali eshte marre nga korespodenti i Kosova Sportit nga Kaēaniku- Shkelqim Ajdini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.iLiri-de.tk
Sponsored content





Klubi Futbollistik "LEPENCI" Empty
MesazhTitulli: Re: Klubi Futbollistik "LEPENCI"   Klubi Futbollistik "LEPENCI" Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Klubi Futbollistik "LEPENCI"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Sporti-
Kėrce tek: