Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Supriza me e fundit e Vasa Lumes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
K|nG iLiriX
Moderator
Moderator
K|nG iLiriX


Male Numri i postimeve : 222
Age : 33
Location : n'Karrik Perpara Kacaniku.ForumN
Registration date : 26/06/2008

Supriza me e fundit e Vasa Lumes Empty
MesazhTitulli: Re: Supriza me e fundit e Vasa Lumes   Supriza me e fundit e Vasa Lumes EmptyFri Jun 27, 2008 12:51 pm

Supriza me e fundit e Vasa Lumes

Supriza me e fundit e Vasa Lumes Vesaluma

Kėngėtarja kosovare Vesa Luma, ka filluar ta zgjerojė aktivitetin e saj muzikor, duke konkurruar edhe nė festivale tė rajonit. Pėrveē trojeve shqiptare ku Vesa ėshtė bėrė mjaft e famshme pas pjesėmarrjes nė spektaklin “Ethet e sė Premtes mbrėma”, ajo tashmė ka filluar tė jetė e kėrkuar edhe jashtė vendit. Sė fundi, Vesa ka marrė njė ftesė nga organizatorėt e festivalit tė Novi Pazarit nė Bosnjė, njė nga festivalet mė tė suksesshme qė mbahet nė rajon.

Nė njė bisedė pėr “Bluetooth”, Vesa ka deklaruar se ėshtė shumė e lumtur qė ka marrė ftesė dhe me gjithė qejf do tė prezantohet nė kėtė festival, nė tė cilin marrin pjesė kėngėtarė nga gjithė Ballkani. Festivali do tė mbahet nė fund tė korrikut, ndėrsa Vesa nuk ka vendosur ende se me cilėn nga kėngėt e saj do tė paraqitet. “Gjithsesi, kėnga me tė cilėn do tė prezantohem do tė jetė nė gjuhėn shqipe”, - thotė ajo.

Kėtė pjesėmarrje ajo e konsideron si mė tė suksesshmen ende pa marrė pjesė, pasi ėshtė hera e parė qė paraqitet jashtė vendit. Sa i pėrket punėve tė tjera nė kėtė fazė, Vesa ka treguar se kėtė tė shtunė, hap sezonin e saj veror me njė mbrėmje nė Durrės. “Nga e shtuna, kur edhe hap sezonin e ngarkuar tė verės, ēdo tė dytėn javė do tė jem nė mbrėmje nėpėr lokalet buzė bregdetit, ku adhuruesit mund tė dėgjojnė pėrveē tė tjerash edhe njė kėngė tė re”, - tregon Vesa.

Qė nga kjo e hėnė, nė tregun muzikor ėshtė shfaqur kėnga mė e fundit e saj, shoqėruar me klipin pėrkatės tė quajtur “Ik, veē kur tė lė unė”. Kėnga me tekst tė shkruar nga vet kėngėtarja dhe e kompozuar nga Florent Boshjaku, shoqėrohet me njė klip tė punuar nė Kosovė. Vesa ka thėnė se ka vendosur qė tekstet e kėngėve tė saj tė vazhdojė t’i shkruajė vetė, meqė duket se po i ecėn mirė pėr dore kjo punė. Ajo beson se kjo kėngė do tė jetė njė hit i verės sė sivjetshme, duke qenė se ėshtė shumė ritmike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.iLiri-de.tk
 
Supriza me e fundit e Vasa Lumes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prodhohet Mini Cabrio i fundit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Lajmet e Portalit...-
Kėrce tek: