Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:43 pm

25. Diarretė infektive




Diarretė infektive mund tė hasen nė ēdo moshė. Rėndėsia e tyre lidhet me rrezikun e dehidratimit qė mund tė ndodhė sidomos te fėmijėt dhe tė moshuarit. Ato mund tė shfaqen nė formė sporadike apo endemike. Diarretė infektive janė tė lidhura pothuajse vetėm me ērregullimin e sekretimit dhe tė thithjes. Ato mė shpesh janė akute dhe mė rrallė subakute dhe kronike. Sėmundje qė shfaqet me dalje jashtė tė shpeshta e si ujė, heqja e shpeshtė e barkut. Para njė shekulli diarreja ka qenė sėmundja mė e pėrhapur kryesisht tek tė rriturit, kjo pėr shkak tė keq ushqyerit dhe mėnyrės sė jetesės. Diarreja ėshtė sėmundje infektive qė duhet kuruar medoemos. Diarreja shkaktohet nga bakteret, viruset dhe parazitėt. Larja rregullisht e duarve parandalon diarrenė. Afro 2 milionė fėmijė nė botė vdesin ēdo vit nga diarreja. Varfėria, kushtet e kėqija higjienike dhe uji i ndotur i pėrdorur pėr tė pirė shikohen si shkaktarėt kryesorė tė kėsaj sėmundjeje. Por njė studim i ri i kryer nė Pakistan tregon se larja rregullisht e duarve pakėson rastet e vdekjes, madje edhe nė situata tė rėnda. Nė familjet ku larja e duarve kryhej rregullisht, rastet e diarresė u pakėsuan 50 pėr qind. Studimi tregon se simptomat shfaqen si pasojė e pirjes sė ujit tė ndotur, apo keq ushqimit. Me gjithė kėto kushte tė vėshtira, nė vetvete burim sėmundjesh, gjatė studimit u vu re se vetėm si rrjedhim i larjes rregullisht tė duarve, rastet e diarresė u pakėsuan dukshėm.
Simptomat
Jashtėqitje tė shpeshta pėr gjatė gjithė ditės
Zverdhje tė lėkurės nė tė gjithė trupin
Ethe dhe nė disa raste edhe temperaturė
Jashtėqitja nė tė gjitha rastet ėshtė nė trajtėn e ujit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:43 pm

26. Hepatiti A



Stina e nxehtė shton riskun pėr shfaqjen e hepatitit A. Kjo pėr shkak tė temperaturave tė larta dhe mungesės sė kushteve higjieno-sanitare qė janė mė tė theksuara gjatė stinės sė verės. Mėnyra mė e shpeshtė e transmetimit ėshtė nėpėrmjet ujit tė pijshėm, prandaj sėmundja merr lehtė pėrmasat e epidemisė. Hepatiti A ėshtė njė infeksion viral sistemik qė prek kryesisht mėlēinė, duke shkaktuar dėmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftėsinė infektuese nė temperatura mbi 60 gradė pėr njė kohė tė gjatė nė gjak, si dhe ėshtė mjaft rezistentė ndaj klorinimit. Nė fakt ky lloj hepatiti mund tė jetė i pranishėm gjatė gjithė vitit, por gjatė verės shtohet incidenca pėr shkak tė temperaturave tė larta dhe mungesės sė kushteve higjieno-sanitare etj., qė janė shkaktarėt e shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje. I vetmi burim infeksioni ėshtė njeriu i sėmurė, i cili eliminon virusin nė mjedisin e jashtėm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit ėshtė ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e kėqija higjieno-sanitare. Pėrhapja kryhet kryesisht nėpėrmjet ujit tė infektuar nga fekalet, por edhe nga pėrdorimi i perimeve, zarzavateve qė nuk i nėnshtrohen pėrpunimit termik ose qė nuk pastrohen mirė si dhe nga akulloret ose ushqimet e pėrgatitura me ujė tė pazier ose me ujė tė ndotur. Sėmundja ka njė periudhė inkubacioni 15-50 ditė, e cila ėshtė dhe periudha preikterike. Nė kushtet e vendit tonė, ėshtė e domosdoshme zierja e ujit tė pijshėm dhe pėrdorimi sa mė pak i ushqimeve qė shiten nė rrugė ose nė kushte higjieno-sanitare jo tė rregullta. Po ashtu ėshtė e domosdoshme tė tregohet kujdes nė konsumimin e akulloreve gjatė stinės sė verės, qė mund tė prodhohen apo ruhen nė kushte jo tė pėrshtatshme higjienike. Pėrdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundėr hepatit A qė i nėnshtrohen personat e rrezikuar ata qė nuk kanė kaluar hepatitin A, qė janė nė zona endemike dhe qė kanė pasur kontakt me tė sėmurė me hepatit A.

Shenjat
Dobėsi dhe kėputje trupore
Tė pėrziera dhe tė vjella
Dhimbje barku nė zonėn e mėlēisė
Temperaturė
Diarre;
Feēe nė ngjyrė tė bardhė
Urinė e errėt
Zverdhje e lėkurės
Dhimbje kyēesh etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:44 pm

27. Hepatitit kronik



Hepatititi kronik ėshtė njė pezmatim i mėlēisė. Nė rastet e hepatitit kronik, pezmatimi i mėlēisė vazhdon pėr gjashtė muaj. Kėto inflamime mund tė jenė tė lehta, por nė disa raste ato mund ta shkatėrrojnė mėlēinė. Ato mund tė bėhen shkak edhe pėr cirrozėn nė mėlēi. Viruset qė shkaktojnė hepatit kronik japin edhe format e shfaqjes sė tij, si Hepatit B dhe C, Hepatit D, Hepatit A. Hepatiti C ėshtė infeksion viral i mėlēisė i padallueshėm klinikisht nga hepatiti B, por shkaktohet nga njė virus i vetėm RNA. Lėnda ngjitėse gjendet nė gjakun e pacientit tė infektuar. Ajo pėrhapet kur gjaku i infektuar futet nė kanalet e gjakut tė njė njeriu tjetėr. Hepatiti A ėshtė sėmundje e lehtė, qė kalon nė mė tė shumtėn e rasteve nė mėnyrė inaparente. Shėrohet pa asnjė lloj problemi. Shumė rrallė mund tė shkaktojė komplikacione tek foshnjat dhe fėmijėt. Hepatiti B ėshtė njė sėmundje ngjitėse qė prek mėlēinė. Ai shkaktohet nga nja mikroorganizėm i quajtur virus i hepatitit B, qė transmetohet nėpėrmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Nė fakt virusi ėshtė prezent nė gjak dhe nė tė tjera lėngje biologjike, nė mėnyrė tė veēantė nė spermė dhe nė sekrecionet vaginale tė personave tė sėmurė ose mbartės kronikė. Kėta persona edhe nė mungesė tė sėmundjes, pėrmbajnė agjentin infektiv dhe mund t’ua transmetojnė personave tė tjerė.

Simptomat
Dhembje barku
Ethe
Lodhje ose molisje
Humbje oreksi
Ndjenjėn e vjelljes
Zverdhjen dhe urinėn e errėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:44 pm

28. Myku nė lėkurė



Stina e nxehtė shton problemet e sėmundjeve mykotike tė lėkurės. Pėr mjekėt, “faji” ėshtė i klimės sė nxehtė dhe tė lagėsht, qė pėrbėn njė faktor risku pėr marrjen e infeksionit. Njihet fakti qė klima e nxehtė dhe e lagėsht pėrbėn njė faktor risku pėr marrjen e infeksionit. Pėrveē kėsaj, plazhi dhe pishinat ndikojnė nė shfaqjen e formave tė caktuara tė mykut tė lėkurės. Nė pėrgjithėsi sėmundjet mykotike prekin gati njėlloj tė gjithė ata qė ekspozohen ndaj faktorėve shpėrthyes. Preken tė dy sekset, por mė tepėr seksi mashkull sesa femėr. Kjo shpjegohet me faktin se kėto tė fundit janė mė pak tė ekspozuara ndaj ambienteve qė favorizojnė kėto infeksione, si p.sh., aktivitetet sportive, higjiena jo e pėrsosur, mėnyra e veshjes etj. Pėr sa i pėrket moshės, sėmundjet mykotike tė lėkurės takohen mė tepėr tek tė rriturit e mė pak te fėmijėt. Faktorėt predispozues pėr shfaqjen e sėmundjes mund t’i klasifikojmė nė tė jashtėm dhe nė tė brendshėm. Ndėr faktorė tė jashtėm mund tė pėrmendim: pėrdorimi i rrobave tė pėrbashkėta, si kėpucė, pantofla, kapele, rroba sintetike tė ngushta, kėpucė plastike, tė cilat krijojnė mikroklimė tė disfavorshme dhe e bėjnė lėkurėn mė tė ndjeshme ndaj infeksionit. Ndėr faktorė tė brendshėm, mė kryesori ėshtė mosha, pasi vihet re se prevalenca e kėtyre sėmundjeve rritet me rritjen e moshės. Faktorė tė tjerė tė brendshėm janė dhe disa sėmundje: diabeti, mbipesha, pacientėt qė trajtohen me kortizonikė imunosupresore (pėr sėmundje tė tjera).

Mjekimi

Mjekimi medikamentoz duhet tė realizohet vetėm nga mjeku specialist dermatolog qė nė shfaqjen e shqetėsimeve tė para, nė mėnyrė qė tė parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytėsore
Nė format e lehta mund tė pėrdorim vetėm mjekimet lokale, ndėrsa nė format e avancuara ėshtė i kėshillueshėm mjekimi sistematik pėr dy javė i shoqėruar me mjekime lokale
Ėshtė i kėshillueshėm qė mjekimi lokal tė vazhdojė 1-2 muaj pėr tė parandaluar pėrsėritjen
Gjithashtu rekomandohet qė dhe pas trajtimit, pėr larje tė pėrdoren shampo dhe detergjent qė pėrmbajnė antimykotikė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:45 pm

29.Ekzema




Ekzema ėshtė pezmatim i lėkurės qė shkakton puērra tė kuqe nė lėkurė, e bėn lėkurėn tė thatė dhe me luspa qė zakonisht shkaktojnė kruajtje tė madhe. Mė tė prekur prej saj janė fėmijėt. Nė lėkurėn e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrė si mė tė purpurt ose ngjyrė kafe dhe lėkura e vrazhdė mundė tė jetė si njė karakteristikė dominuese. Puērrat mund tė pikojnė dhe lėkura mund tė formojė kore. Ekzema ka tendencė zhvillimi te fėmijėt e moshės pas 2-4 mujore. Te shumė fėmijė ekzema pėrmirėsohet me rritjen e moshės. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht kėtė ekzemė e lidhin me sėmundjet alergjike (atopike) tė astmės dhe alergjisė “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet sė pari nė faqe tė cilat nisen tė pezmatohen dhe tė thahen. Lėkura mund tė jetė e skuqur ose nė lėkurėn e pigmentuar paraqiten hije tė purpurta, ngjyrė kafe ose bile edhe tė bardhė. Mund tė zhvillohet nė ballė dhe lėkurė tė kokės. Krahas me rritjen e foshnjės, ekzema ka tendencė zhvillimi nė trup, dhe nė duar nga ana e pėrparme e bėrrylave dhe nė kėmbė prapa gjunjėve. Gjithashtu mund tė paraqitet edhe rreth nyjeve tė dorės dhe tė kėmbės. Nė fėmijėri tė mėvonshme ekzema zakonisht mė rrallė paraqitet nė fytyrė, por puērrat mund tė paraqiten prapa veshėve dhe rreth syve. Ekziston njė shoqėrim mes ekzemės dhe konditave tė tjera alergjike, por nė shumicėn e rasteve nuk ėshtė gjetur ndonjė alergji e dukshme ndaj ēfarėdo substance qė mund ta shkaktojė ekzemėn.

Simptomat
Kruajtje nė lėkurė
Lėkurė e skuqur
Flluska tė vogla nė lėkurė
Njolla tė mbuluara me shtresa lėkurė
Lėkura ėshtė e thatė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:45 pm

30. Kallot e kėmbėve




Ecjet me orar tė zgjatur, qė qėndrojnė pėr njė kohė tė gjatė nė kėpucė tė mbyllura, krijojnė edhe shqetėsime. Kėto situata mund tė shfaqin probleme me kėmbėt, sidomos me gishtat e kėmbėve. Prandaj, duhet treguar kujdes i vazhdueshėm pėr to, sepse ndėrlikimet mund tė shkojnė deri aty sa tė jetė i nevojshėm trajtimi mjekėsor, si dhe ndėrhyrja kirurgjikale nė raste tė veēanta. Specialistėt rekomandojnė njė trajtim dy herė nė ditė mė ujė tė ngrohtė, pėr tė stimuluar qarkullimin e lirshėm tė gjakut dhe qetėsimin e muskujve tė kėmbės. Edhe masazhet janė tė kėshillueshme pėr trajtimin e kėmbėve, qoftė edhe vetė nė kushtet e shtėpisė me njė krem tė zakonshėm hidratues, duke e shpėrndarė atė nė tė gjithė gjatėsinė e kėmbėve, pa pėrjashtuar edhe putrat. Ēdo stinė sjell shqetėsimet tipike pėr kėmbėt. Jo vetėm stina e vjeshtės dhe e dimrit ku jemi “tė detyruar” tė mbajmė kėpucė tė mbyllura, por edhe stina e verės, dhe sidomos periudha e plazhit mund tė krijojė probleme. Tė gjithė do tė dėshironin kėmbė tė bukura, supersensuale me njė lėkurė tejet tė ndritshme. Megjithatė, sipas specialistėve kremrat, cilat do qofshin nuk e kanė efektin e dėshiruar, nėse nuk shoqėrohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime qė cilėsohen si armiku mė i madh i lėkurės sė lėmuar. Por edhe nėse i bėn tė gjitha kėto celuliti nuk mund tė ikė vėrtet. Pėr fat tė keq asnjėherė plotėsisht. Mund tė zbutet efekti “lėkurė portokalli”, mund tė mos shquhet nga larg, mund edhe tė bėhet gati i padukshėm dhe tė vihet re vetėm nėse lėkura shtrėngohet me dorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:46 pm

31. Infeksionet e duarve dhe kėmbėve




Infeksionet e ndryshme dhe papastėrtitė hyjnė nė organizmin tonė nėpėrmjet duarve jo tė lara. Pėr kėtė arsye pėr disa sėmundje thuhet se janė sėmundje tė duarve. Duart duhet qė tė lahen sa mė shpesh, sidomos para pėrgatitjes sė ushqimit, para marrjes sė ushqimit si dhe kur kujdesemi pėr fėmijėt. Kujdes duhet treguar jo vetėm pėr duart, por edhe pėr gishtat, thonjtė, kėmbėt, rrobat. Jo vetėm mbajtja pastėr, por edhe trajtimi i vazhduar tė siguron njė jetė tė shėndetshme. Nė mėnyrė tė veēantė trajtohen kėmbėt, sepse gjymtyrėt e poshtme janė nė punė gjatė gjithė ditės, dhe nėse nuk arrihet tė ekuilibrohen mirė forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit nė kėta muskuj. Masazhi rehabilitues lejon tė lehtėsohet pas plagėve apo operacioneve kirurgjike. Pėr shėrimin dhe rikthimin nė normalitet ėshtė e nevojshme kura e njė fizioterapeutisti. Duart dhe kėmbėt ndjehen dhe realisht janė mė tė ftohta se pjesėt e tjera tė trupit, sepse vėrshimi i gjakut ėshtė ai qe i jep nxehtėsi trupit, dhe nėse ėshtė me pakicė nė kėto vende, atėherė temperatura do jetė mė e ulėt se normale. Disa njerėz vetvetiu djersitin shumė tek duart dhe kėmbėt sepse gjėndrat e djersės aty i kanė hiperaktive. Kur arteriet janė tė ngushtuara nė duar e kėmbė, duart dhe kėmbėt, vihet nė veprim sistemin simpatik dhe fillon djersitja.

Kėshilla pėr trajtimin e kėmbėve dhe duarve
Mos i mbani kėmbėt nė kėpucė mė shumė se tri orė
Trajtoji ēdo ditė me ujė tė ngrohtė dhe zbutės
Gjatė verės ėshtė mirė qė pėrdorni vetėm shapka ose sandale, nė mėnyrė qė kėmbėt tė ajrosen sa mė shumė
Burrat janė mė problematikė nė sėmundjet e gishtave tė kėmbėve
Morthi, ėshtė sėmundje qė u krijohet zakonisht atyre njerėzve qė i veshin ēorapet e lagura ose nuk u djersitin kėmbėt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:46 pm

32. Riniti alergjik




Nė stinėn e verės, konjuktivitetet, bllokimi i hundėve, dhimbja e kokės, kolla gjatė natės, janė shqetėsimet kryesore te personat e predispozuar pėr tė pasur probleme me alergjitė. Nė stinėn e nxehtė kjo patologji prek gati 15 pėr qind deri 20 pėr qind tė popullsisė. Bėhet fjalė pėr njė sėmundjeje inflamatore kronike e mukozės sė hundės, qė nė fazėn akute mund tė kurohet fare mirė me medikamente antihistaminike. Por jo tė gjithė dinė se pėr tė qetėsuar simptomat mund tė pėrdoret njė substancė antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Nė fakt, kjo substancė ka veti natyrale antihistaminike, tė cilat janė evidentuar dhe mė parė nga njė sėrė studimesh tė ndryshme. Kėshtu ėshtė parė se vitamina C mund tė veprojė nė qetėsimin e procesit tė inflamacionit, qė rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertėt kėmbėngulin se pėr t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton tė konsumohet rregullisht rreth 90 miligramė vitaminė C nė ditė (75 pėr gratė), qė mund tė gjendet fare lehtė te frutat e freskėta dhe perimet me gjethe tė gjelbra. Por jo gjithmonė dieta mund tė garantojė marrjen e sasisė sė nevojshme tė kėtij oksidanti. Pėr kėtė arsye, sė shpejti do tė hidhet nė treg njė produkt i ri, “ESTER C”, qė do tė garantojė “ushqyerjen” nė masė tė organizmit me vitaminė C, duke qenė mjaft e tolerueshme pėr stomakun dhe dhėmbėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:46 pm

33. pickimet e mushkonjave




Pėrveē vitaminave tė shumta tė ka fruti i bananes, ka edhe veti tė tjera. Kėshtu, sipas specialistėve, p***imet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se tė shikoni pjesėn ku ju ka p***uar mushkonja, mjekėt kėshillojnė qė tė fėrkoni pjesėn e infektuar tė vendit me pjesėn e brendshme tė lėkurės sė bananes. Sipas mjekeve popullorė, pėrdorimi i lėkurės sė bananes nė kėtė mėnyrė zvogėlon efektin e ėnjtjes dhe tė tė kruarit. Bananet kanė nivel tė lartė tė vitaminave B, tė cilat ndihmojnė pėr tė qetėsuar sistemin nervor. Banania pėrdoret si ushqim diete kundėr ērregullimeve tė zorrėve pėr shkak tė pėrbėrjes sė saj tė butė dhe cilėsisė lehtėsuese. Ajo ėshtė fruta e vetme e papėrpunuar qė mund te hahet pa shqetėsim nė rastet e sėmundjeve kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:47 pm

34. Infektimi i syve




Disa sėmundje kanė sezone tė caktuara. Alergjia dhe infektimi i syve mė sė shumti pėrhapet gjatė stinės sė pranverės dhe verės. Faktorėt e kėtyre stinėve, si nxehtėsia, rrezet e diellit dhe pluhuri mund ta pėrkeqėsojnė kėtė sėmundje, pėrveē faktorėve tė tjerė tė shumtė. Njė nga simptomat e para tė alergjisė sė syve ėshtė kruarja qė ndihet nė sy, skuqje dhe fryrje tė qepallave sė syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotėve). Kur nė mjedis ndodhen shkaktarė tė kėsaj sėmundjeje, mund tė ndodhė ajo qė quhet alergji kronike. Kjo alergji sjell reaksione nė qepallat e syrit, zgjerim tė fryrjes dhe krijimin e zonave tė infeksionit kronik. Tė tjera simptoma kronike janė skuqja e syve e shoqėruar mė dhimbje dhe ndjenjė thatėsie nė sy. Simptomat nė hundė: teshtima tė pėrsėritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje. Simptoma nė sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi nė dritė. Simptoma tė lėkurės: kruajtje, fryrje, skuqje. Simptoma shumė tė pranishme pothuaj nė tė gjitha sėmundjet: irritimi i shpejtė dhe lodhja. Shkaktarėt e kėsaj sėmundjeje janė disa lėndė qė gjenden nė mjedis, tė cilat shkaktojnė reaksion me syrin, sidomos me konjunktivėn(qepallat) qė pėrmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, qė sjellin sekretimin e lėndėve qė shkaktojnė reaksionet infektive dhe alergjike shtesė, si histamina, ose qė shkaktojnė alergji tė vonuar dhe kronike. Ka raste kur alergjia shkaktohet nė sy nga pėrdorimi i lenteve tė kontaktit, i pikave qė hidhen nė sy dhe i lėndėve kozmetike. Alergjia shkaktohet nga mjedisi: pemėt, barėrat, pluhuri, kafshėt shtėpiake, parfumet dhe ajri i ndotur. Nxehtėsia dhe rrezet e diellit shtojnė alergjinė e syve. Stina e vers sjell ngrohtėsinė dhe rrezet e diellit dy faktorė qė ndikojnė nė shtimin e alergjisė. Lentet e kontaktit dhe pikat qė hidhen nė lente janė njė nga shkaktarėt e alergjisė sė syrit. Pėr tė shmangur alergjinė e tepėrt, pėrdoren pika pa lėndė konservuesve, si dhe duhen ruajtur lentet qė tė mos ndoten, duke u pastruar sipas udhėzimeve tė pėrdorimit tė tyre. Rol luajnė edhe faktorėt e stinės sė verės nė pėrhapjen e kėsaj sėmundjeje. Tashmė dihet qė alergjia shtohet me rritjen e temperaturės sė nxehtėsisė, me forcimin e rrezeve tė diellit dhe me shtimin e pluhurave nė ambient, ēka shton thatėsinė e syrit dhe shtimin e infeksioneve.

Kėshilla pėr tė mjekuar ėnjtjen e syve
Fjetja e njė gjumi tė thellė qetėsues pėr pėrmirėsimin e shėndetit nė pėrgjithėsi dhe tė shėndetit tė syve nė veēanti
Pakėsimi i konsumimit tė kripės, sepse kripa thith ujin qė depozitojnė indet, sidomos indet e qepallave
Prija ēdo mėngjes herėt e njė gote ujė tė ftohtė pėr tė nxitur sekrecionet e veshkave dhe tė zorrėve
Kompresa me ēaj tė ftohtė nė mėngjes dhe para gjumit pėr ēlodhjen e syve
Masazhim i posaēėm pėr sytė dy herė nė javė
Pėrdorimi i njė maske pėr sytė njė herė nė javė
Pastrimi ditor i kapakėve tė syve ndihmon nė rrallimin e mundėsive pėr t’u prekur nga kjo sėmundje
Larja e duarve fillimisht dhe mė pas e kapakėve me sapun acidik
Mosfėrkimi i syve kur tė kruhen
Pėrdorimi i garzave ose i pambukut mjekėsor pėr tė pastruar qepallat e syve. Mund tė pėrdoren edhe pomada tė ndryshme sipas kėshillės sė mjekut, tė cilat shėrbejnė pėr pastrimin e syrit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 EmptyWed Jul 02, 2008 6:47 pm

35. Infeksionet e veshit





Infeksionet e veshit janė tė pranishme jo vetėm tek tė vegjlit por edhe tek tė rriturit. Kjo vjen si pasojė e pakujdesive, nė rastet kur diēka edhe sado e vogėl qoftė lė pasoja nė shėndetin tuaj. Shkak pėr shfaqjen e infeksionit tė veshit ėshtė edhe nė larja nė ujin e papastėr nė det apo edhe nė pishina. Edhe pse nė fillim mund tė vihen re komlikacione tė lehta, mos trajtimi i tyre mund tė bėhet shkak i infeksioneve tė tjera qė mund tė kalojnė nga veshi nė organe tė tjera. Prandaj efektet e kėtij infeksioni nė shėndet mund tė jenė tepėr tė rėnda. Njė nga kėto infeksione ėshtė krijimi i mykut nė vesh, si njė pezmatim i kėtij organi. Pjesa mė e madhe e kėtyre komplikacioneve, shfaqen si pasojė e mbledhjes sė mikrobeve tė ndryshme nė zona tė caktuara tė kanalit tė veshit nė pjesėn e jashtme. Tė gjitha kėto shkaktohen nga lagėshtia e tepėrt, e pasur me mikrobe qė hyjnė nė vesh. Shqetėsuese gjendja mbetet sidomos pėr ata persona tė cilėt frekuentojnė pishinat, ku kėto tė fundit janė dhe mė tė rrezikshme nė kėtė drejtim.
Shfaqja e kėsaj sėmundjeje mund tė kapet shumė lehtė qė nė fazat e saj fillestare, sepse shfaqet qė nė fillim me simptoma tė dukshme. Nė kėto kushte janė shumė tė pakta rastet kur mund tė jetė krijuar myku nė kanalin e veshit dhe tė mos kuptohet shpejt nga pacienti. Kjo, pasi mbledhja e infeksionit nė zona tė caktuara, duke bllokuar kanalin e veshit bėn qė tė shfaqen menjėherė dhimbje tė forta tė veshit. Dhimbje tė cilat vijnė duke u shtuar gradualisht dhe nėse lihen pa trajtuar, atėherė mund tė kalojnė dhe nė infeksione tė formės sė rėndė, tė cilat duan njė kujdes shumė tė veēantė trajtimi. Pacienti ndjen njė zhurmė si gumėzhitje e cila shtohet gjithnjė e mė tepėr. Po ashtu fillon edhe kruarja e veshit, si dhe shtimi i sekrecioneve tė lėngėta qė mbajnė erė tė keqe dhe tė rėndė.

Simptomat
Ėnjtje e veshit
Pezmatim i kanalit
Dhimbje e fortė
Vėshtirėsi nė tė dėgjuar
Dhimbje koke
Temperaturė e lartė
Sekrecione
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: 35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės   35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės - Faqe 2 Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
35 sėmundjet qė prekin shėndetin e njeriut nė stinėn e verės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Shkencat Natyrore & Natyra :: Mjeksia-
Kėrce tek: