Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 VIP-at qe Agjerojnė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

VIP-at qe Agjerojnė Empty
MesazhTitulli: VIP-at qe Agjerojnė   VIP-at qe Agjerojnė EmptyWed Sep 03, 2008 1:38 am

VIP-at qe Agjerojnė 2pt0ysm
Edhe pse janė gjithmonė nė lėvizje, shumė pak personazhe VIP, arrijnė tė ndjekin ceremonialet e agjėrimit, qofshin Kreshmė apo Ramazan. Ndėrkohė pjesa tjetėr mjaftohet me pėrjetimin e emocioneve tė kėtyre ditėve, por pa agjėruar, kjo pėr shkak tė profesionit. Lėvizjet nė kafe, orėt e gjata nė udhėtime dhe punė, bėjnė qė disa prej emrave tė njohura tė ekranit, pėrpos dėshirės sė madhe, nuk arrijnė tė mbajnė qoftė edhe njė ditė agjėrim. Kur i pyet, nėse kanė agjėruar ndonjėherė, tė gjithė thonė “dikur”, ndėrsa tani veē kur gjejnė pak kohė dhe i vendosin vetes detyrė, privohen nga rituali i pėrditshėm i tė ushqyerit nė vaktet e caktuara, konsumi i duhanit, alkoolit, por edhe evitimi i seksit. Por kėto zgjasin fare pak, vetėm pak orė, tė pėrkufizuara si nė njė ditė, e cila sipas besimtarėve ėshtė njė mėnyrė e kufizuar tė agjėruari pėr ata qė nuk kanė mundėsi tė ndjekin hap pas hapi ditėt e gjata tė ceremonialeve fetare.

Shapt Kasapi

Bukuroshja Afėrdita Dreshaj ka shijuar nė maksimum kėto ditė vere, pasi duke filluar qė sot, i dashuri i saj do tė jetė mė i dhėnė pas ritualit tė pėrvitshėm tė Ramazanit. Shpat Kasapi ėshtė njė ndėr tė paktėt artistė qė renditet si besimtar i rregullt i fesė myslimane dhe ndjek me besnikėri pothuajse tė gjitha ritet e muajit tė Ramazanit. Gjatė muajit shtator Shpati i ka thėnė “jo” disa koncerteve, por nuk do tė thotė se nuk do shfaqet nė skenė. Fakti qė nuk pi alkool dhe duhan, ėshtė njė sforco mė e vogėl, qė duhet tė bėjė pėr tė agjėruar dhe pėrsa i takon tundimit seksual, kjo ėshtė zgjidhur, pasi e dashura do kthehet nė Amerikė.

Sonila Meco

Gazetarja e njohur e ekranit rrėfen se nuk ka mundur tė mbajė asnjė ditė Ramazan gjatė gjithė jetės sė saj, veēse e pėrjeton ēdo ditė tė agjėrimit, pasi prindėrit e saj, veēanėrisht e ėma, ndjek me besnikėri prej vitesh kėtė rit. “Nė familjen tonė ėshtė kthyer nė traditė agjėrimi gjatė Ramazanit, por unė nuk kam mundur, edhe pse kam tentuar, por pėr shkak tė punės nuk ia kam dalė dot. Megjithatė e pėrjetoj gjatė kohės qė jam nė shtėpi, pasi ėshtė njė fenomen qė ndihet ēdo orė nė familjen time”, pohon Sonila Meēo, e cila pothuajse gjithmonė gjatė orarit tė kryerjes sė riteve, ndodhet nė ekran dhe nuk ka mundėsi qė ta ndjekė atė.

Ēiljeta Xhilaga

Njė ndėr objektet qė mund tė gjesh nė makinėn e Ēiljetės ėshtė edhe libri i shenjtė e i besimtarėve myslimanė, Kurani. Por kjo nuk do tė thotė se kėngėtarja seksi, ndjek me shumė rregullsi ritet e kėtij besimi. Sivjet ajo nuk do tė mbajė dot Ramazan, pasi gjatė gjithė kohės do tė jetė nė lėvizje nėpėr koncerte brenda dhe jashtė vendit, ndėrkohė qė edhe vitet e tjera, pėrpos dėshirės sė saj pėr tė agjėruar, nuk ka mundur, por ama kėtė festė tradicionale ajo e ka pėrjetuar gjithmonė nė familje. Nėse do tė agjėronte sivjet, asaj do t’i duhej tė bėnte njė sakrificė tė madhe tė hiqte dorė pėr plot njė muaj nga projektet muzikore.

Ervin Bushati

Ka tentuar shpesh qė tė agjėrojė dhe duket se e vetmja herė qė ka mundur qė ia ka dalė mbanė ka qenė Nata e Kadrit, njė ditė e shėnuar pėr besimtarėt myslimanė. “Kam dashur gjithmonė qė tė agjėroj, por jam nė lėvizje dhe nuk mundem. Por jam pėrpjekur qė tė mbaj tė paktėn pėr njė ditė Ramazan, qoftė si besimtar por edhe pėr efekte mjekėsore, pasi e di qė kur agjėron organizmi ripėrtėrihet”, rrėfen kėngėtari shkodran, Ervin Bushati. Ndėrkohė qė kur vjen puna pėr tė respektuar ritet pėr Bushatin nuk ėshtė kaq e thjeshtė, pasi e di qė nėse do t’i thotė “PO”, agjėrimit, duhet tė heqė dorė pėrkohėsisht nga seksi, alkooli dhe duhani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
VIP-at qe Agjerojnė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Lajmet e Portalit...-
Kėrce tek: