Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki Empty
MesazhTitulli: Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki   Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki EmptySat Jul 19, 2008 11:31 am

Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki
Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki Artakamberi17prizren
Fillimisht ajo ėshtė pėrzgjedhur pėrcjellėse e parė nė “Miss Kosova 2007”, ndėrkaq para njė muaji nė “Miss Shqipėria” ėshtė pėrzgjedhur pėrcjellėse e dytė e miss-it.Arta, tashmė me shumė emocion pret konkurrimin nė “Miss Evropa”, pėr tė pėrfaqėsuar Kosovėn si shtet, pėr herė tė parė pas pavarėsisė. “Sikurse qė kam thyer akullin nė Preshevė me pjesėmarrje pėr miss, po ashtu e theva akullin edhe nė Kosovė me pjesėmarrje nė Miss Evropa”, thekson pėr Infopress Arta Kamberi

Luljeta Tahiraj
Prishtinė, 15 korrik

18 vjeēarja nga Presheva, e cila ka vite qė jeton pėrkohėsisht edhe nė Prishtinė, me modelim ka filluar tė merret qysh vitin e kaluar. Kėshtu, ajo nė “Miss Kosova 2007”, ka arritur tė pėrzgjidhet pėrcjellėse e parė e miss-it.Mirėpo, menjėherė pas kėtij ēmimi Kamberit i hapen rrugė tjera tė reja duke arritur kėshtu tė pėrzgjidhet miss pėrcjellėsja e dytė nė “Miss Shqipėria 2008”, qė ėshtė mbajtur nė muajin qershor, njė organizim i Petri Bozo.

Mst: Modelja mė e bukur

Pėrveē kėtij ēmimi Arta po ashtu ėshtė pėrzgjedhur edhe si modelja mė e bukur nga “Model Agency”, pikėrisht nė web faqen shqiptare, modelet.com.Ndėrkaq, tani ajo kėtė vit do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė “Miss Evropa 2008” qė mbahet nė Ēeki, gjatė muajit shtator, e shoqėruar me konkurrenten tjetėr nga Shqipėria, miss Shqipėrinė Almeda Abazi.Meqė nė Kosovė dhe nė Tiranė Arta Kamberi ka arritur tė jetė pėrcjellėse e missit, ajo nuk e mohon faktin qė pėrzgjedhja e saj si pėrcjellėse nė Miss Shqipėria i ka hapur rrugė tė reja dhe i ka sjellė emocione tė reja… “Jam ndierė shumė mirė me ēmimin nė ‘Miss Shqipėria’, ngase nė kėtė organizim ka patur konkurrente tė shumta nga vende tė ndryshme, si nga Kosova, Maqedonia, diaspora dhe unė nga Presheva…Dhe, si mos tė ndjehem e lumtur meqė nga tė gjitha kėto konkurrente kam qenė e treta ndėr mė tė bukurat?! Ky ka qenė njė sukses tejet i madh pėr mua”, thekson Arta.Ajo duke kujtuar qėndrimin e saj 14 ditėsh nė Shqipėri pėr pjesėmarrje nė kėtė eveniment, thekson faktin se mė shumė ndjehet krenare pasi qė ka kaluar teste tė ndryshme atje. “Nė ‘Miss Shqipėria’ nuk ka patur rol tė rėndėsishėm vetėm bukuria sa ka patur edhe inteligjenca, njė test tė cilin e kalova nė Shqipėri. Juria prej 15 anėtarėsh nė Shqipėri ėshtė ndarė shumė e kėnaqur me mua, prandaj edhe mė kanė pėrzgjedhur si pėrcjellėse tė dytė tė kėtij vendi, si modelja mė e bukur dhe si pjesėmarrėse nė ‘Miss Evropa’”.

Mst: Pėrfaqėsuesja e shtetit mė tė ri

Pėr “Infopress” Arta Kamberi shprehet se kėtė pjesėmarrje tė saj nė Ēeki e pret me emocion meqė do tė pėrfaqėsojė Kosovėn. “Meqė jam e para qė e pėrfaqėsoj Kosovėn pas pavarėsisė nė ‘Miss Evropa’, natyrisht se ndjehem me shumė emocion. Kam thyer akullin nė Preshevė me ēmimet qė i kam marrė, e tani po e thyej akullin edhe nė Prishtinė me pjesėmarrje nė ‘Miss Evropa’, meqė unė po e pėrfaqėsoj Kosovėn, shtetin mė tė ri”, thotė ajo.Nxėnėsja e shkollės sė mesme “Skėnderbeu” nė Preshevė, e cila tani sapo ka pėrfunduar vitin e tretė, premton se nė tė ardhmen do tė jetė banorė e pėrhershme e Prishtinės, meqė planifikon tė regjistrojė nė kėtė kryeqytet farmacinė.“Jemi pesė fėmijė, babai im ėshtė gjinekolog, ndėrkaq nėna ime infermiere. Tė gjithė fėmijėt kemi pėrzgjedhur mjekėsinė. Tė gjithė nė familjen time kanė zgjedhur fushėn e humanitetit sikurse qė do ta zgjedh edhe unė pas tyre, nė tė ardhmen, sepse jemi rritur nė kėtė frymė”, thekson Arta.
Miss Arta Kamberi njėherėsh ka qenė edhe prezantuese nė Televizionin e Preshevės (TVP), ndėrkaq mohon tė jetė e dashuruar. “S’jam e dashuruar”, pohon ajo, duke shtuar se “karriera dhe dashuria nuk shkojnė bashkė”…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Arta Kamberi, Perfaqeson Kosovėn ne Miss Europa/08 ne Ceki
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arta Feat Loco-Asnje Milimeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Lajmet e Portalit...-
Kėrce tek: