Forumi Kaēanikas
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortaliPortali  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.VisaAri
Admin
Admin
Mr.VisaAri


Numri i postimeve : 305
Location : N`Kaqanik
Registration date : 01/07/2008

Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″ Empty
MesazhTitulli: Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″   Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″ EmptyFri Jul 18, 2008 4:55 pm

Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″
Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″ 20080715203353_artikull
Sensuale, e brishte, provokuese dhe e suksesshme. Te tille e kemi njohur deri tani kengetaren Orinda Huta. Por kete radhe, bjondia sykalter na surprizon edhe me nje ane tjeter te panjohur me pare. Orinda nuk ka vetem cilesi pozitive. Duhet ta besoni. Ajo eshte edhe shkaktare divorcesh. Nuk e kemi fjalen per divorce ne cift, por per divorce muzikore. Duket se ajo eshte motivi i ndarjes se grupit “Produkt 28.

Dhe cuditerisht kete fakt, kengetarja e pranon vete. Pas realizimit te kenges “Tradhtia”, Orinda ka ndertuar nje marredhenie shume te ngushte me Albanin, nderkohe qe mes djemve ka lindur nje kontradikte. Dhe duket se marredheniet jane komplikuar disi ne kete situate, qe ka cuar ne ndarjen e grupit. Ndoshta ne kete moment fansat e “Produkt 28″ do te fillojne “ta urrejne” Orinden per ate, qe ka ndodhur. Por le te shpresojme, se sinqeriteti i kengetares do ta zbuse disi zemerimin e djemve dhe ku i dihet, i ben te ndryshojne mendje. Ndonese ky duket nje mision i veshtire.

Orinda, meqe Albani nuk pranoi te jape shume detaje, mund te na tregosh cfare ndodhi me djemte e grupit?

E di, qe fansat e tyre do me marrin shume inat, por tashme kjo eshte dicka, qe ndodhi. Ishte realizimi i kenges “Tradhtia”, qe krijoi nje konflikt mes cunave dhe si perfundim, kengen e realizuam vetem une dhe Albani, duke qene se ai ishte kompozitori.

Nuk te vjen keq qe ke hyre mes tyre?

Kjo ka ndodhur pa deshiren time.

Pra, ti kendon per tradhtine dhe duket se ne kete mes ka nje tradhti, apo jo?

Pak a shume, por nuk jam une tradhtarja. Me mire per kete duhet te flasin vete cunat.

Nderkohe si eshte pritur kenga dhe klipi, qe ke realizuar me Albanin?

Ka vetem pak dite, qe klipi eshte shfaqur megjithate eshte pritur mjaft mire. Edhe koleget tane, qe e njohin muziken e kane vleresuar.

Ne video ka edhe disa skena sensuale le te themi, ku Orinda i zberthen kemishen dhe perkedhelet me Albanin…

Ne jemi perpjekur te behemi edhe aktore ne kete video. Sepse ajo eshte realizuar si e tille ne perputhje me tekstin e kenges. Flitet per tradhtine e nje mashkulli ndaj partneres se vet. Atehere vajza maskohet si dikush tjeter dhe e tundon, derisa e con djalin ne vendet ku ata ruajne shume kujtime. Aty i zbulon identitetin e vertete dhe i ve flaken vendit. Pjese e ketij teksti jane edhe skenat sensuale, qe ne i kemi realizuar me shume natyrshmeri dhe i kemi perjetuar me humor. Besoj kemi arritur te finalizojme me sukses idene e realizuesve te klipit, Bledar Linza dhe Altin Ago.

Ka qene e veshtire, qe Orinda te transformohet nga nje vajze bionde, ne nje brune?

Ndoshta duhet te pyesni mikeshen time, Rezarta Shkurta per kete, sepse ajo eshte marre me grimin.

Albani: “Keshtu ndodh kur hyjne femrat ne mes”

Anetari i dikurshem i grupit, Albani, nuk pranon te jape shume komente rreth marredhenieve te tanishme te “Produkt 28″. Megjithate, ai pohon se problemet mes djmeve kane lindur, ne momentin, qe Orinda eshte futur ne mes. “Keshtu ndodh kur hyjne femrat”, eshte shprehur ai.

Si lindi bashkepunimi me Orinden per kengen “Tradhtia”, qe ju keni nxjerre keto dite me videoklip?

Bashkepunimi ka lindur gati nje vit me pare. Atehere grupi sapo kishte perfunduar kengen dhe po kerkonim nje kengetare femer. Duhej te kishte pak a shume moshen tone, te kishte nje ze te bukur dhe nje reputacion te qendrueshem. Duke qene, se kenga ishte R&B menduam se Orinda ishte e duhura. Dhe ne fakt rezultoi me shume se e duhura. (qesh)

Si ta kuptoj kete? Perse kengen e kenduat vetem ju te dy dhe jo i gjithe grupi, cfare ndodhi me tej?

Ketu lindi edhe konflikti, sepse kur futen femrat ne mes… Nuk do te doja ta komentoja shume kete pjese, megjithate tashme fakti eshte, qe kenga vjen vetem nga une dhe Orinda, me tekst nga Turi dhe orkestrim te Shpetim Saracit. Pra djemte nuk jane ne kete bashkepunim.

Vazhdon te komunikosh me ta?

No coment.

Drejt Kosoves me nje kenge te re

Bashkepunimi me Albanin eshte i dyti per Orinda Huten, pas kenges me “Nrg Band”. Megjithate, kengetarja pohon se kjo eshte thjesht nje rastesi dhe nuk ka qene qellim ne vetvete. “Bashkepunimet nuk jane nje strategji per mua. Kenga me “Nrg Band” ishte realizuar thuajse nje vit me pare, por kane qene vonesat e mia ne realizmin e klipit, qe nuk mundesuan daljen e tij me pare”. Sidoqofte Orinda shprehet se ne kengen e radhes do te jete vetem. “Eshte nje kenge e realizuar serish nga “Produkt 28″ dhe me te cilen une do te prezantohem ne festivalin “Celesi muzikor” ne Kosove”, shprehet ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Forumi Kaēanikas :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Lajmet e Portalit...-
Kėrce tek: